Ti duhet ta njohësh qëllimin e jetës tënde
November 08. Thursday

‘Ne jemi...krijuar...për veprat e mira’ Efesianëve 2:10 NKJV

Bibla thotë se Perëndia: ‘Krijoi secilin prej nesh me anë të Krishtit Jezus që të jemi bashkë me të në veprën që ai bën, veprën e mirë që ai e ka përgatitur për ne, vepër që ne duhet ta bëjmë’ (MSG). Përpara se të vendosësh për një karrierë apo se çfarë gjëje do t’ja kushtosh jetën tënde, kërko Perëndinë për drejtim. Asgjë nuk mund ta zerë vendin e njohjes së vullnetit të Tij. Nëse nuk e di atë, atëherë me shumë mundësi do ta kalosh jetën tënde duke bërë gjërat e gabuara. Edhe nëse paguhesh mirë, ti do të përjetosh një boshllëk dhe mungesë përmbushjeje përbrenda. Psikiatri austriak, Viktor Frankl, një i mbijetuar në kampet naziste, tha: ‘Secili ka thirrjen apo misionin e vet në jetë...një detyrë konkrete që kërkon përmbushje. Prandaj, ai nuk mund të zëvendësohet...detyra e çdo njeriu është po aq unike sa edhe mundësia e tij specifike’. Perëndia të krijoi për një qëllim specifik. Përgjegjësia jote (dhe gëzimi yt) është që ta identifikosh atë. Ja ku ke katër pyetje për t’i bërë vetes kur vjen puna tek identifikimi i qëllimit të jetës tënde:

1) Çfarë po kërkoj? Të gjithë ne kemi një dëshirë të fortë në zemrat tona; diçka që i flet mendimeve, dëshirave dhe ndjenjave tona më të thella; diçka që i ndez flakë shpirtrat tanë.

2) Përse unë u krijova? Mendo për aftësitë e tua unike, marrëdhëniet dhe burimet që janë të disponueshme për ty, për historinë tënde personale dhe mundësitë përreth teje. Ata janë të gjithë udhëzues të drejtimit tënd.

3) A besoj unë në potencialin që kam? Një ekspert në udhëheqësi tha: ‘Askush nuk mundet të veprojë vazhdimisht në një mënyrë që është e papajtueshme me mënyrën se si ai ose ajo e sheh veten e vet’. 4) Kur duhet të filloj? Përgjigjia ndaj kësaj pyetjeje është  ‘Tani!’.