Ndryshoje sjelljen tënde kundrejt tij
15. Dhjetor E Shtunë

‘Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po jua them përsëri: Gëzohuni!’ Filipianëve 4:4 NKJV

Cheryl ankohej vazhdimisht që ajo nuk fitonte para mjaftueshëm, nuk i përballonte dot financiarisht gjërat që donte dhe si rrjedhojë nuk do të arrinte të arrinte asgjë. Këshilltarja e saj i tha: ‘Ti po e harxhon energjinë tënde duke u ankuar, në vend që ta përdorësh atë për të ecur përpara’. Cheryl iu kundërpërgjigj: ‘Ti nuk e kupton. Problemi nuk jam unë, por puna’. Këshilltari i tha: ‘Puna jote me pagesë të ulët mund të jetë një problem dhe shefi yt mund të kërkojë shumë, por kur je vazhdimisht e mërzitur, ti je duke e dëmtuar veten tënde më shumë se sa shefi apo puna jote’.  Cheryl pyeti: ‘Çfarë mund të bëj?’. Këshilltarja i tha: ‘Ti nuk mund ta kontrollosh shefin apo punën tënde, por ti mund të kontrollosh mënyrën se si ndjehesh ndaj tyre. Ndryshoje sjelljen tënde’. Cheryl e ndoqi këshillën e saj. Kur ajo ndaloi së ankuari për jetën e saj, njerëzit e vunë re këtë gjë. Ajo mori një ngritje në detyrë dhe me statusin e punës së re ajo u bë edhe më e njohur. Brenda disa muajsh ajo u transferua në një pozitë me një pagesë më të lartë dhe një shef shumë më tepër mbështetës. Gjëra të mira u ndodhin njerëzve që kanë një sjellje të mirë. Dhe sjellja jote është diçka që ti mund ta zgjedhësh pavarësisht rrethanave. Pali shkroi: ‘Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po jua them përsëri: Gëzohuni!’. Ku ishte Pali? Në burg! Kujt po i shkruante Pali? Njerëzve jashtë burgut! Përse ai e përsërit veten dhe thotë: ‘Po jua them përsëri: gëzohuni’? Sepse ne harrojmë dhe kthehemi shumë shpejt tek negativja. Gëzimi i vërtetë është një punë e brendshme që nuk i varet nga njerëzit apo situatat e jashtme. Jezusi tha: ‘Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë’ (Gjoni 15:11 KJV).