Lejoje Perëndinë që të të ngushëllojë
30. Mars E Hënë

‘Perëndia është…burimi i çdo ngushëllimi’ 2 Korintasve 1:3 NLT

Kur humbet dikë që do, ti kalon përmes një procesi pikëllimi. Dhe Perëndia do të të ngushëllojë dhe do të të nxjerrë përtej asaj situate. Jezusi tha: ‘Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen’ (Mateu 5:4 NIV, Botimi 2011). Të mbajturit zi është mënyra e shëndetshme për të proçesuar emocionet e tua, për të shprehur dhimbjen tënde dhe për të vazhduar përtej saj. Restaurimi nuk ndodh brenda natës;  ai ndodh në proporcion me përmasën e humbjes sate. Vetëm humbjet e vogla shërohen shpejt. Zig Ziglar thotë: ‘Njëzet orët më të gjata të jetës sime ishin ato pas vdekjes së vajzës sime. Kur bëmë rregullimet për funeralin e saj, mua m’u desh të dëgjoja shitësin, i cili ishte një llafazan dhe që më tha mbi tridhjetë herë se ai nuk ishte një shitës. M’u desh të largohesha nga dhoma dy herë; Unë thjesht nuk e duroja dot. Një natë më parë, gjysëm në gjumë dhe gjysëm zgjuar, unë vazhdoja të mendoja se vajza ime po vriste mendjen se kur babai i saj do shkonte ta merrte. Mëngjesin tjetër, unë bëra një ecje duke u lutur dhe duke qarë gjatë gjithë rrugës. Kur u ktheva, Zoti më foli në një mënyrë shumë të qartë: “Ajo është mirë. Ajo është me Mua dhe ti do të jesh mirë gjithashtu.Unë jam gjithçka që ti ke nevojë. Vazhdo të ecësh, Vazhdo të flasësh. Vazhdo të lutesh, Vazhdo të qash”’. Zija dhe humbja nuk mund të zgjidhen, por ato janë përvoja përmes të cilave ti nuk ke pse të kalosh vetëm. Psalmi më i njohur në Shkrim thotë: ‘Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe; sepse Ti je me mua’ (Psalmi 23:4 NKJV). Dielli do të shndrisë sërish. ‘Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi’ (Psalmi 30:5 KJV). Gëzimi yt do të kthehet – Perëndia e premton këtë!