E vërteta transformuese e Kalvarit (4)
19. Prill E Premte

‘Kur Jezusi e mori uthullën, tha: “U krye!”. Dhe duke ulur kryet, dha frymën’ Gjoni 19:30 NIV (Botimi 2011)

Kalvari ishte fitimtar! Kryqi mund të duket si triumfi i së keqes mbi të mirën, i të fuqishmes mbi të pafuqishmrn,por vetëm për ata që nuk e kuptojnë misionin e Krishtit. Asnjëherë nuk ka pasur kurajo më të madhe apo forcë më të fuqishme se kjo. Kur Ai thirri: ‘u krye!’ (disa përkthime e kanë ‘Përfundoi’), Ai nuk donte të thoshte: ‘Unë mbarova, kauza ime mori fund’. Në vend që të shtypej në Kalvar, Jezusi triumfoi në tre mënyra: 1) Ai e mposhti dëshirën e Tij njerëzore për të shmangur vuajtjen e papërshkrueshme: ‘Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: “Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti” (Mateu 26:39 NLT). 2) Ai i mposhti fuqitë demonike të errësirës. ‘Dhe mbasi i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të (në kryq)’ (Kolosianëve 2:15 NLT). 3) Ai mposhti kërkesat kokëforte të ligjit kundra mëkatarëve. ‘Sepse përfundimi i ligjit është Krishti, për shfajësimin e kujtdo që beson’ (Romakëve 10:4 GNT). Në Kalvar, dashuria triumfoi mbi ligjin, duke na çliruar përgjithmonë, neve që nuk do të mundeshim kurrë që të përmbushnim gjithë ligjin e Perëndisë. ‘U krye’ ishte thirrja e një fitimtari, jo e një viktime! Ajo nuk ju duk e tillë turmës apo dishepujve të Tij të tronditur. Por ajo iu duk e tillë tre ditë më vonë, kur varri bosh vërtetoi se Jezusi kishte fituar mbi vdekjen. E gjithë kjo përmblidhet në këtë: ‘Po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh’ (v. 9 GNT).