Bëje atë një përvojë të rritjes personale
15. Tetor E Martë

‘Duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi’ Efesianëve 4:15 NIV (Botimi 2011)

Përpara se të përballesh me dikë për një çështje të caktuar, ndalo dhe shqyrtoji motivet e tua. A është qëllimi yt për t’i ndihmuar apo për t’i poshtëruar ata? Jezusi ishte në biznesin e inkurajimit dhe restaurmit të njerëzve dhe edhe ti duhet të përfshihesh në këtë biznes. Pyete veten: a do t’i trajtoje gjërat ndryshe nëse nuk do të ishe personalisht i përfshirë? A po përballesh me këtë person për ta bërë veten që të duket më mirë? Të ulësh dikë që të ngresh veten lart është forma më e ulët e kënaqjes së egos. Poeti Kahlil Gibran ka thënë: ‘Të ulësh dikë poshtë duhet të jesh i vogël’. Mos e bëj! Ajo është një shenjë pasigurie. A të kujtohet përgjigjia e Nehemias ndaj atyre që u përpoqën ta dekurajonin që të mos i rindërtonte muret e Jeruzalemit? ‘Jam duke bërë një punë të madhe dhe nuk mund të zbres. Pse duhet ta ndërpresim punën, kur unë po e lë për të zbritur tek ju?’ (Nehemia 6:3 KJV). Mos i lejo kritikuesit e tu të të pengojnë. Mos i jep më shumë vlerë mendimit të një kritiku se sa do t’i jepje inkurajimit të një miku. Përpara se të vendosësh në mikroskop jetën e dikujt tjetër, ndalo dhe shqyrto jetën tënde, A je duke u ndeshur me të njëjtat çështje apo me ndonjë edhe më të keqe? A ke pasur sukses aty ku ke akuzuar dikë tjetër se po dështon? Me fjalë të tjera, a e ke fituar të drejtën për t’u dëgjuar? Pali shkruan: ‘Duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi’. A mund të ndodhë që situata në të cilën gjendesh tani është një mundës për të matur pjekurinë tënde dhe për ta bërë atë një përvojë të rritjes frymërore?