Pushoni pak!
12. Gusht E Hënë

‘Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak’ (Marku 6:31)

Përse mori kohë Jezusi për të pushuar? Në mënyrë që kur Ai të punonte të bënte më të mirën e tij. Dhe sot Ai do që ti të dish, që nëse ti nuk bën pushim, ti nuk do të bësh më të mirën. Ai do që ti të mbijetosh për një kohë të gjatë, jo vetëm të vraposh shpejt për një kohë të shkurtër. Dhe pengesa e parë që duhet të kalosh është faji. Kjo na bën ‘të varur pas punës’. Ne ndjehemi në faj dhe i themi vetes ‘që ka shumë punë për të bërë’. Jezusi e menaxhoi jetën ndryshe. ‘Sepse njerëzit që vinin dhe shkonin ishin aq shumë, sa [Atij dhe dishepujve] nuk u dilte koha as për të ngrënë. Ai ju tha atyre: “Hajdeni me mua...në një vend të qetë dhe pushoni pak” U nisën, pra, me një barkë drejt një vendi të vetmuar e të mënjanuar’ (v. 31-32). Nuk ke kohë për të ngrënë, shumë njerëz shkojnë e vijnë, nuk ke kohë të merresh me veten tënde - a e përshkruan kjo fjali jetën tënde? Shumë njerëz thonë: ‘Është më mirë të rraskapitesh sesa të ndryshkesh’. Kjo është një këshillë e pavlerë dhe jo sipas Shkrimit. Ti nuk rraskapitesh kur je në vullnetin e Zotit! Jezusi tha: ‘Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!’ (Mateu 11:30). Dhe arsyeja e vetme që Ai e tha këtë ishte, se njerëzit nuk e kishin parë axhendën e Tij, por Ati i Tij qiellor e kishte parë. Psalmisti thotë: ‘Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin’ (Psalmi 23:2). Do të zgjidhje të shkoje në spital me dëshirë apo me forcë? E vërteta është, se nuk është Zoti ai që të çon atje, por mungesa jote e zgjuarsisë. Sot, Jezusi po të thotë: ‘Pusho pak’ dhe nëse ti je i mençur, do të pushosh!