Kur familja shkatërrohet
14. Gusht E Mërkurë

‘Dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju’ Kolosianëve 3:13

Kur divorci shkatërron familjen tënde, si mund t’i ndihmosh ti fëmijët e tu? Si fillim, ndaloni së foluri për personat që nuk i pranojnë ata dhe rrethojini me njerëz që i pranojnë. Si prind, dashuria jote mund të shkojë drejt një rruge të gjatë kompensimi të neglizhimit të tjetrit. Shpjegoji fëmijëve që ndonjëherë njerëzit rriten bashkë, herë të tjera ata rriten të ndarë. Kujtoju atyre që ‘Ken’ dhe ‘ Barbi janë thjeshtë kukulla dhe përgatiti të jetojnë në botën e vërtetë. Inkurajoi ata të jenë të fortë dhe jo t’ju vijë keq për veten. Teksa rriten mësoju atyre, se nëse takojnë dikë për të cilin u duhet të ‘ndryshojnë’ për hir të ‘dashurisë’, atëherë ata nuk kanë kanë takuar personin e duhur. Kur dashuria është e vërtetë ti mund të jetosh nën të njëjtën çati si me pikat e dobëta ashtu edhe me ato të forta, sepse ‘dashuria mbulon shumë mëkate’ (1 Pjetrit 4:8). Dashuria e vërtetë mbulon një gabim ashtu si një kompani sigurimi mbulon shoferin në një aksident. Mos i përdorni fëmijët si një armë për t’ju hakërryer njëri-tjetrit. Sigurohu që ata e kuptojnë që ishte ti ai që u divorcove dhe jo ata. Shpjegoju atyre se dikush mund të mos përshtatet si partner, por ende të jetë një prind i mirë. Kur ti e largon fajin, ti largon turpin dhe çdokush mund të ecë përpara. Hidhërimi është një hajdut, por ti nuk duhet ta lejosh atë që të vjedhë paqen, krijueshmërinë, këngën, shpresën tënde për një të ardhme më të mirë. Kujto që ajo ishte atëherë - kurse kjo është tani. Duhet ketë një të tashme për ty dhe fëmijët e tu, kështu që le të fillojë sot. Premtimi i Zotit është: ‘Unë kam për të bërë diçka të re’ (Isaia 43:19). Kështu që ti mund të rinisësh dhe të ndërtosh.