Ti mund ta kapërcesh të kaluarën tënde!
10. Shtator E Martë

'Jefteu...ishte një njeri i fortë dhe trim...bir i një prostitute dhe i Galaadit' Gjyqtarët 11: 1 NKJV

Sociologët na tregojnë se sjellja e njeriut është përcaktuar kryesisht nga dy gjëra: prindërit tanë dhe mjedisi ynë. Duke gjykuar nga kjo, ata do të kishin shkruar për Jefteun si një rast Ii humbur ! Por jo Perëndia. Fjala e Tij thotë: 'Mos kujtoni gjërat e kaluara, mos shqyrtoni më gjërat e lashta. Ja, unë po bëj një gjë të re’ (Isaia 43:18-19 NKJV). Kur Jezusi bëhet Zot i jetës tënde, as gjenet e as mjedisi nuk mund të të pengojnë të bëhesh gjithçka që Ai synon të jesh. Para se të mbaronte jeta, Jefteu u bë i famshëm si guvernatori më i ri i Izraelit dhe radhitet në mesin e heronjve të Biblës tek Hebrenjtë, kapitulli 1. Kjo për shkak se Perëndia është një specialist i ndryshimit rrënjësor! Ndoshta ti ke lindur në rrethana jo shumë të përshtatshme dhe pyet veten nëse mund t’i kapërcesh ndonjëherë ato. Përgjigjia është po! Prandaj, herën tjetër që dikush përpiqet të përdorë të kaluarën tënde për të të ulur poshtë, kujtoju atyre Jefteun. E vërteta është, se Perëndia ynë është i mrekullueshëm! Ai mund të ngrejë të pafavorizuarit shumë më lart se ata që kanë pasur çdo avantazh të mundshëm për t’u ngritur. Forca e tij është zbuluar dhe është çliruar në dobësitë tona (shiko 2 Korintasve 12: 9). Ai është specialist në përdorimin e atyre që janë refuzuar. Ai përdori Jozefin, një njeri i hedhur në një gropë nga vëllezërit e tij dhe i shkruar nga i ati i tij si i vdekur. Ai e përdori Davidin, një djalë bari, i përjashtuar dhe i injoruar nga familja e tij. Ai e përdori Jezusin, ‘guri që ndërtuesit e hodhën poshtë’ (Psalmi 118: 22, NIV, Botimi 2011 ), i cili vazhdoi të bëhej ‘guri i qoshes’ (Luka 20:17 NKJV ). Dhe Ai mund të bëjë të njëjtën gjë me Ty. Pra, inkurajohu! Perëndia ka një plan për jetën tënde dhe ndërsa kalon kohë me Të Ai do të të tregojë se cili është.