Kujtohu për të lënin pas dore dhe të harruarin
11. Shtator E Mërkurë

‘Mbroni çështjen e gruasë se ve’ Isaia 1:17 NIV (Botimi 2011)

Në kohët e Dhjatës së Re shoqëria nuk kishte sistem të mirëqenies. Kjo është arsyeja pse apostulli Jakob shkroi: ‘Feja e pastër dhe e panjollë përpara Perëndisë dhe Atit është kjo: të vizitosh jetimët dhe të vejat në pikëllimin e tyre' (Jakobi 1:27 NIV, Botimi 2011). Ky mund të jetë lloji i shërbesës që ke kërkuar! I vetmi kualifikim që ke nevojë është të kujtohesh se si ndjehesh 'kur je i lënë jashtë' dhe dhembshuria për 'të bërë diçka për të'. Letra e shkruar më poshtë, “Historia e Vejushes”, u shkrua nga një zonjë, burri i së cilës vdiq. “Në fillim mpirja, më pas zënia me punë. Një milion gjëra për të vënë në vijë. Çertifikata pa fund të vdekjes dhe gjëra për të firmosur. Miqtë janë kaq të sjellshëm; mbështetje plot përkujdesje nga të afërmit. Ti vazhdon të jesh i zënë. Por natën ti vëren anën bosh të krevatit me pikëllim. Në fund, mbyll sytë, e hedh në kosh furçën e tij të dhëmbëve dhe hedh jashtë këpucët e vjetra që solle nga spitali në një qese plastike. Ti boshatis dollapin dhe i fal të gjitha gjërat e tij. Zemra të dhëmb aq shumë sa nuk mund ta imagjinosh. Çdo kostum në dollapin e tij të kujton një rast ose moment të veçantë që keni ndarë sëbashku. Ka kaluar një vit; ti je ende vetëm. Pastaj vjen goditja! Miqtë e tu festojnë një datëlindje – të gjithë janë çift. Ti nuk përfshihesh për shkak se je si ‘rrota e pestë’ në makinë. Disa nga bashkëshortet madje mund të të konsiderojnë si një kërcënim. Ju lutem na kujtoni! Mos na trajtoni si valixhet tepër. Ne kemi nevojë për miq. Firmos, E harruara’. Mendo për ndryshimin që mund të bësh sot në jetën e dikujt duke qenë i gatshëm që të kërkosh ata që shoqëria shpesh i ka lënë pas dore dhe i ka harruar.