Duke fituar mbi stresin (1)
12. Shtator E Enjte

‘Atëherë ata i thanë: “Kush je Ti?”. Dhe Jezusi u tha atyre: “Pikërisht ai që ju thashë”’ Gjoni 8:25 NLT

Jezusi ishte vazhdimisht nën presion. Kishte kërkesa rraskapitëse në kohën e Tij. Ai rrallë kishte një kohë për veten e tij dhe Atë e ndërprisnin vazhdimisht. Njerëzit në mënyrë të vazhdueshme e keqkuptuan, e kritikuan dhe e përqeshën Atë. Ai ishte nën një stres të madh, megjithatë Ai qëndroi në paqe nën atë presion. Si e bëri Ai këtë? Ai e bazoi jetën e tij në tetë parime të shëndosha të menaxhimit të stresit. Pra, për javën në vazhdim le t'i shikojmë ato dhe të shohim se çfarë mund të mësojmë prej tyre. Njihe veten tënde. “Kush je ti?”, e pyetën ata. Jezusi ju përgjigj: “Ai që kam deklaruar gjithmonë se jam”. Nëse nuk e di se kush je, të tjerët mund të përpiqen të të tregojnë se kush ata mendojnë se ti je. Nëse nuk e di se kush je, ti me pavetdije do të lejosh të tjerët të të shtyjnë të besosh se je dikush që nuk je. Shumë stres vjen nga fshehja jonë pas maskave, nga të jetuarit e një jete të dyfishtë, nga të qenurit jo të vërtetë me të tjerët dhe nga përpjekja për të qenë dikush që nuk jemi. Pasiguria gjithmonë prodhon presion në jetën tonë; kur jemi të pasigurtë, ndjehemi të detyruar të performojmë atë që është e përshtatshme. Ne vendosim standarde joreale për veten tonë, edhe pse punojmë, punojmë, punojmë, ende nuk mund t'i përmbushim ato. Pra, çfarë duhet të bësh? Duhet ta dish se kush je dhe i Cilit je! Ti je një fëmijë i shpenguar i Perëndisë, i vendosur në këtë tokë jo rastësisht, por për një qëllim. Ti je shumë i dashur dhe plotësisht i pranuar nga Perëndia. Ai ka një plan për jetën tënde; prandaj ti je i rëndësishëm. Për të kapërcyer stresin duhet ta dish se kush ti je dhe derisa të merresh me vendosmëri me këtë çështje, ti do të jesh i rrënuar nga ajo.