Kthehu tek Perëndia!
12. Nëntor E Martë

‘Por kur ishte ende larg’ Luka 15:20 NKJV

Bibla thotë në lidhje me Djalin Plangprishës: ‘Por kur ishte ende larg, i ati e pa me dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi’. E vërteta është, që ti nuk je përtej arritjes së hirit të Perëndisë, prandaj e ardhmja jote mund të jetë më e madhe se sa e kaluara jote! Kur ai ishte ‘ende larg’, i ati i tij vrapoi drejt tij. Pse? Sepse marrëdhënia e tij me të birin nuk bazohej tek performanca, por në faktin që ai i kishte dhënë atij jetë dhe e kishte sjellë atë në familje. Kur mendon për gjërat që i ati i dha atij atë ditë, ti kupton domethënien e secilit send. 1) Rroba. Ajo konfirmoi identitetin e tij si një bir. Perëndia nuk të sheh në dobësinë tënde; Ai të sheh të veshur në drejtësinë e Krishtit (shiko 2 Korintasve 5:18-21 NIV, Botimi 2011). 2) Unaza. Ajo ishte një unazë vulosëse me vulën e familjes, që i dha atij autoritet për të bërë biznes në emër të të atit. 3) Këpucët. Në atë kohë, shërbëtorët nuk vishnin këpucë, por vetëm anëtarët e familjes. Ai u kthye në shtëpi duke menduar se më e mira që mund të shpresonte ishte një punë në rangun e shërbëtorëve. Por i ati i tij jo vetëm që restaurou identitetin dhe autoritetin e tij, por ai e restauroi atë në birërinë e plotë në familje. 4) Festa. Në atë kohë, kur ti rebeloheshe kundër autoritetit të babait dhe largoheshe nga shtëpia, ata zhvillonin ‘një ceremoni turpi’, e cila nënkuptonte se ti nuk mund të ktheheshe më kurrë. Por jo ky baba – ai zhvilloi një festë! Pse? Sepse Jezusi mori mbi vete turpin tonë! ‘Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të’ (2 Korintasve 5:21 NLT). Fjala për sot është – kthehu tek Perëndia!