Ti mund të fillosh sërish
9. Tetor E Mërkurë

‘Sepse i drejti bie shtatë herë dhe ngrihet’ Fjalët e Urta 24:16 NIV (Botimi 2011)

Në natën e 9 dhjetorit, 1914, Edison Industries u shkatërruar nga zjarri. Dëmi i kalonte dy milion dollarë, bashkë me shumicën e punës së Tomas Edison. Ai ishte i siguruar vetëm për 238 dollarë për shkak se ndërtesat ishin ndërtuar prej betoni, i cili mendohej se i rezistonte zjarrit. Në moshën gjashtëdhjetë e shtatë vjeçare, shpikësi i madh e pa gjithë punën e jetës së tij të digjej në flakë. Mëngjesin tjetër, pasi zjarrfikësit e kishin vënë më në fund nën kontroll atë ferr, ai u hodhi një sy ëndrrave të tij të djegura dhe shpresave të copëtuara. Ndërsa e pa skenën, ai tha: ‘Ka një vlerë të madhe në shkatërrim. Të gjitha gabimet tona digjen. Lavdi Perëndisë që mund t’ja nisim nga e para’. Tre javë pas zjarrit Edisoni prodhoi një nga shpikjet e tij më të mëdha: fonografin e parë. Përpiqu ta imagjinosh botën e muzikës dhe argëtimit pa të! Bibla thotë: ‘Sepse i drejti bie shtatë herë dhe ngrihet, kurse të pabesët përmbysen në fatkeqësi’. Me Perëndinë në anën tënde ti mund të fillosh sërish për shkak se fuqia për ta bërë atë gjendet brenda teje. Është po e njëjta fuqi që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish (shiko Romakëve 8:11). Pali u lut për besimtarët e Efesit: ‘Që t’ju japë, sipas pasurisë së lavdisë së vet, të forcoheni me fuqi nëpërmjet Frymës të tij në njeriun e përbrendshëm’ (Efesianëve 3:16 NIV, Botimi 2011). Ku gjendet forca jote? ‘Në njeriun e përbrendshëm’. Ai vazhdoi: ‘Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë’ (Efesianëve 3:20 NIV, Botimi 2011). Prandaj, fjala për ty sot është – ti mund të fillosh sërish nga e para.