Kërko për momente mësimore
6. Nëntor E Mërkurë

‘Ç'janë këta gurë?’ Jozueu 4:21 NIV (Botimi 2011)

Një nga mënyrat më efektive për të mësuar është përmes ‘momenteve mësimore’. Jezusi e bëri këtë. Kur një pemë fiku nuk prodhonte fruta, Ai e mallkoi atë dhe ajo menjëherë u tha. Kjo e tërhoqi vëmendjen e dishepujve (shiko Mateu 21:18-22 NKJV). Më pas, Ai shpjegoi se nëse nuk qëndrojmë të mbushur me Frymën e Perëndisë, ne nuk do të jemi të frytshëm në shërbimin ndaj Tij. Ai mund ta ketë dhënë të njëjtin mësim edhe në sinagogë. Por në atë rast dëgjuesve të Tij u është dashur që të imagjinojnë një pemë fiku dhe mesazhi do të zvogëlohej në varësi të aftësisë së dëgjuesve. Kur tre gjimnazistë të dehur e përplasën makinën e tyre tek një pemë, pema e thyer qëndroi përpara shkollës së tyre për disa ditë me rradhë. Çdo ditë studentët duhej ta shihnin atë. Ky quhet një ‘moment mësimor me ndikim të lartë’. Thuhet se të kapësh kohën e duhur është gjithçka. Kjo sigurisht që është e vërtetë kur vjen puna për të mësuar mësime të rëndësishme në jetë, ndaj mos i anashkalo ato! Nëse je një prind, është e kotë që ‘t’i predikosh’ vazhdimisht fëmijëve të tu. Nëse je një drejtues, është gabim të vazhdosh ‘t’i mbash leksion’ njerëzve që janë përgjegjës për ty. Lëre përvojën të flaës vetë! Më pas, kërko për mendimin e tyre dhe dëgjo pa ndërprerë! Njerëzit mësojnë më shumë përmes zbulimit se sa dialogut. Kjo është arsyeja pse Perëndia e udhëzoi Jozueun që të ndërtonte një monument prej dymbëdhjetë gurësh në anën tjetër të Jordanit pasi Ai në mënyrë të mrekullueshme i ndau ujërat që ata të mund të kalonin përmes (shiko Jozueun 4:1-9). Ajo që Ai po thoshte në të vërtetë ishte: ‘Kur bijtë tuaj t’ju pyesin se për çfarë është ky monument, përdoreni atë si një moment mësimor për dashurinë dhe besnikërinë Time’. Prandaj, kërko për moment mësimore në jetë – dhe përdori ato!