Duke zbuluar vullnetin e Perëndisë (1)
2. Dhjetor E Hënë

‘Por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj’ Romakëve 12:2 NKJV

Tregohet një histori për një burrë që jetonte në një fermë të bukur. Kur ai vdiq, prona, e cila kishte qenë e familjes për më shumë se 200 vjet, iu shit njërit prej fqinjëve. Një ditë, pronari i ri po ecte në një fushë kur vuri re një gur të çuditshëm që kishte dalë nga toka. Ai e mori në shtëpi, e lau dhe e çoi tek një dyqan argjendari. Argjendari konfirmoi atë që pronari tashmë dyshonte. Guri i vjetër, i cili kishte qenë në fushë për mijëra vjet, ishte një smerald i madh, i papreprë dhe vlente disa miliona paunds. Ky gur i çmuar kishte qenë në fushë për aq shumë kohë duke pritur për dikë që të kalonte aty pranë dhe ta zbulonte. Përgjatë viteve njerëzit i kishin kaluar pranë me mijëra herë dhe e kishin anashkaluar, sepse ai dukej si një gur i zakonshëm ose gur kopshti. Kur ne ‘zbulojmë’ diçka, në aktualitet, ne po gjejmë diçka që tashmë ekzistonte, pavarësisht se ne kemi qenë të pavetëdijshëm për të. Shiko si është puna: ndërkohë që shumë prej nesh po kërkojmë vullnetin e Perëndisë për jetët tona, shpesh ajo që po kërkojmë gjendet pikërisht nën hundën tonë, por ne vazhdojmë të kërkojmë për shkak se nuk e dallojmë atë. Për të dalluar një gur të çmuar ti duhet të jesh i familjarizuar me karakteristikat e tij dhe të dish se çfarë po kërkon. Në të njëjtën mënyrë, të dallosh vullnetin e Perëndisë ti duhet të jetosh sipas këtij Shkrimi: ‘Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë’. Kjo kërkon kohë cilësore në leximin e Biblës dhe të flasësh e të dëgjosh Autorin.