Mos i fut hundët në punët e të tjerëve
12. Janar E Shtunë

‘Dëgjojmë disa prej jush që merren me gjëra të kota’ 2 Thesalonikasve 3:11 NKJV

Një ditë Pjetri e pa Gjonin dhe i tha Jezusit: “Po me atë ç’do të bëhet, Zot?”. Jezusi menjëherë e pa Pjetrin dhe tha: “Ç’të duhet? Ti vetëm më ndiq mua” (shiko Gjoni 21:21-22). Tani, nëse apostulli Pjetër mund të futej në telashe për ndërhyrjen në punët e të tjerëve, edhe ne mundemi. Problemi këtu nuk është ndihma ndaj të tjerëve; është që duhet të dimë se kur të mos përzihemi dhe të shohim punën tonë. Ndonjëherë ne futemi dhe përpiqemi që të zgjidhim problemet pa na pyetur njeri. Dhe jo vetëm që përpjekjet tona janë të pafrytshme, por edhe të padurueshme. Ndërsa ti piqesh dhe kapërcen nevojën tënde që “të ndreqësh” këdo, jeta bëhet më e thjeshtë. Tani që nuk futesh më aty ku nuk të ftojnë, je më i gatshëm që të ndihmosh aty ku nevojitesh, ndërsa ti piqesh shpirtërisht. Megjithatë, të fusësh hundët shkon përtej tundimit për të mbikqyrur, ndriçuar apo shpëtuar të tjerët. Do të thotë të përgjosh, të bësh thashetheme, të flasësh mbrapa krahëve dhe që të kuptosh këdo. A i njeh disa nga këto trajta në veten tënde? Nëse po, përballu me problemin para se të të kushtojë respektin e të tjerëve. A e di pse ne fokusohemi shumë në të metat e të tjerëve? E gjete – që të mos shohim veten nga afër. Pali shkruan: “Disa prej jush janë njerëz që merren me gjëra të kota. Këta i porosisim që të hanë bukën e tyre duke punuar shtruar” (2 Thesalonikasve 3:11-12 NKJV). Një këshilltar thotë: “Të jesh një paqebërës nuk do të thotë që ne futemi në mes. Ne jemi mbajtës të paqes duke qënë paqësorë vetë... jo duke mbajtur trazira... jo duke shaktuar kaos shtesë të krijuar kur ne futemi në mes të punëve dhe marrëdhënieve të njerëzve të tjerë”.