Ji i duruar
13. Janar E Diel

‘Kur rruga është e vështirë, durimi yt ka një mundësi për t’u rritur. Ndaj lëre të rritet’ Jakobi 1:2-4 TLB

Ti je më afër të qenurit njeriu që Zoti do që ti të jesh sesa mendon. Me anë të hirit të Tij, ti do t’ia dalësh përmes provës së Tij dhe do të jesh më i fortë dhe më i mençur. Pali thotë: “Nëse Zoti është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?” (Romakëve 8:31 NKJV). Zoti është me ty! Kjo do të thotë që ti mund të bësh gjërat që ti mendon se nuk mund t’i bësh. Shufrat e hekurit të cilat ti po përpiqesh t’i prishësh janë në mendjen tënde. Dhe ashtu siç ti i vure ato, Zoti mund të të ndihmojë që t’i prishësh ato. Zoti do që të të lirojë nga qëndrimet e tua frikacake që të kanë frenuar për kaq shumë kohë; të të lirojë që të përdorësh potencialin tënd të plotë. Qëndrimi i duhur mund të kalojë pothuajse çdo barrierë. Për shembull, Bibla thotë: “Dashuria nuk dështon kurrë” (1Korintasve 13:8 NIV, Botimi 2011). Pse? Sepse dashuria nuk varet nga emocionet apo rrethanat e tua, është një shërbëtore e vullnetit tënd. Dashuria është një vendim! Jezusi ka thënë: “Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve” (Gjoni 15:12 KJV). Dhe nëse Jezusi e urdhëron, Ai do të mundësojë dhe ty që ta bësh! Fillimi është zakonisht pjesa e vështirë. Udhëtimi prej një mijë kilometrash fillon me një hap; pas atij bëhet më e thjeshtë. Por ki kujdes; qëndrimet e vjetra do të përpiqen që të rikthehen dhe të jenë më të forta se kurrë. Mos i lër ato. Komentatori i radios, Paul Harvey, thotë: ‘Ti gjithmonë mund ta kuptosh kur je rrugës drejt suksesit; është gjithmonë rruga për lart’. Prandaj, ji i duruar; do të të duhet kohë për të arritur deri atje. Për për çdo gjë të vlefshme ja vlen që të punosh!