Ji gati! Ji i mençur! Ji i qartë!
9. Shkurt E Shtunë

‘Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin’ Veprat 8:35 CEV

Tek Veprat, kapitulli tetë, ne lexojmë historinë e një drejtuesi të kalibrit të lartë i cili u fitua për krishtin. Ky njeri kishte një pozitë të ngjashme me Kancelarin e Thesarit në britani dhe me Sekretarin e Thesarit në Shtetet e Bashkuara. Dhe Ai u drejtua për tek Krishti nga një person i zakonshëm i quajtur Filip, një dhjak kishe (shiko v. 26-40). Le të shikojmë se si ka ndodhur kjo gjë dhe të shohim se çfarë mund të mësojmë: 1) Filipi ishte gati. Kur ky njeri kishte nevojë për dikë që t’ja shpegonte atij ungjillin, Filipi ishte gati për ta bërë. A do ta kishe bërë edhe ti këtë gjë? Kur Perëndia ka një punë që duhet bërë, a mundet Ai të të thërrasë ty? A do të ishe ti gati? Dhe i gatshëm? ‘Jini gjithnjë gati për t'u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju’ (1 Pjetrit 3:15 TLB). 2) Filipi ishte i mençur. Ai nuk u imponua dhe nuk filloi të predikonte e as nuk e vuri këtë burrë në siklet duke i bërë pyetje ‘mbërthyese’. Vini re dy gjëra në lidhje me Filipin: a) Ai u udhëhoq nga Fryma e Perëndisë (shiko Veprat 8:29, CEV). b) Ai e dalloi momentin e duhur (shiko v. 35, CEV). Fituesit e mirë të shpirtrave janë të ndjeshëm dhe strategjikë. 3) Filipi ishte i qartë. Në vend të një dialogu të vakët mbi genë, ai foli drejtpërdrejt për Jezusin. Për këtë kanë nevojë njerëzit – një marrëdhënie me Zotin Jezus Krisht! Ata kanë nevojë të dinë se AI është i gjallë dhe që Ai i do ata. Që Ai është aq i fuqishëm sa të drejtojë gjithë universin, e ndërkohë të jetë personal për të falur mëkatet e tyre, të shkatërrojë veset dhe t’u japë zgjidhje dyshimeve të tyre. Puna jote është që të bësh ftesën dhe ta lejosh Jezusin që të bëjë pjesën tjetër. A ke nevojë për një strategji që i fiton shpirtrat? Provo këtë – funksionon!