Dorëzoju Perëndisë (1)
14. Mars E Enjte

‘Nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua’ Galatasve 2:20 NIV (Botimi 2011)

John Calvin e përkufizoi dorëzimin me këto fjalë: ‘Të mos kesh asnjë vullnet tjetër, asnjë dituri tjetër dhe të ndjekësh Zotin kudo që Ai të drejton’. Për ta bërë këtë, ti do të përballesh me frikën tënde më të madhe: kush do ta drejtojë jetën tënde? Është shumë e vështirë ta kesh Jezusin në vendin e pasagjerit kur ne kërkojmë shërbimin e Tij. ‘Zot, kam një problem shëndetsor dhe kam nevojë për ndihmën tënde. Diçka e vështirë po ndodh në punë dhe do të doja që të ishte ndryshe. Po ndjej ankth dhe dua që Ti të më japësh paqe në mendje. Po ndjehem i trishtuar dhe do të doja pak shpresë. Unë po përballem me vdekjen dhe dua që të sigurohem se do të shkoj në qiell’. Por kur vjen puna që të çohemi prej vendit të shoferit dhe të lejojmë Jezusin që të marrë drejtimin, ne nuk ndjehemi të sigurt për këtë sepse kjo nënkupton që ne nuk e kemi më kontrollin. Për shembull, nëse Ai është duke drejtuar, ti nuk ke më kontroll të portofolit tënd. Ti thua: Unë do të jap një herë tjetër kur të ndjehem bujar, por e kam të drejtën që të mbaj atë që dua’. Tani ato janë paratë e Jezusit. Kur ti e lejon Jezusin që të të drejtojë ti nuk e ke më nën kontroll egon tënde. Ti nuk e ke më të drejtën që të kënaqësh ambicjen tënde që ka në qendër veten. Tani ajo është jeta e Tij. Ti nuk e ke më nën kontroll gojën tënde. Ti nuk do të bësh më thashetheme, nuk do lajkatosh, s’do miklosh, nuk do të dënosh, nuk do të gënjesh, mallkosh, zemërohesh, të bësh me hile, të frikësosh tjetrin, të manipulosh, të ekzagjerosh, nuk do të mashtrosh më. Tani ajo nuk është më goja jote – është goja e Tij. Prandaj, ja ku ngrohet pyetja: a e ke ftuar Jezusin që të ecë përgjatë jetës tënde apo Ai është duke e drejtuar atë? Fjala për ty sot është: dorëzoju Perëndisë.