Të jesh mik me Perëndinë (3)
13. Prill E Shtunë

‘Ai i tregon Moisiut rrugët e tij’ Psalmi 103:7 NIV (Botimi 2011)

Le të dëgjojmë sërish Moisiun që flet me Perëndinë. ‘Prandaj tani, që më ke me sy të mirë, më bëj të njohura rrugët e tua, që të kem mundësi të të njoh dhe të fitoj hir në sytë e tu’ (Eksodi 33:13 NIV, UK, Botimi 2011). Iszraeli ishte në një krizë që po kërcënonte marrëdhënien e tyre me Perëndinë, por për çfarë u lut Moisiu? Jo: ‘Zot, Ti duhet ta zgjidhësh këtë për mua!’. Por ai u lut: ‘Më bëj të njohura rrugët e tua, që të kem mundësi të të njoh’. Ai donte më shumë se sa thjesht një informacion mbi Perëndinë, ai donte një intimitet me të: të njihte zemrën dhe mendjen e Tij – mënyrën se si mendonte dhe ndjehej në lidhje me situatën. Pse? Sepse të njihte Perëndinë dhe të kishte favorin e Tij do të sillte të gjitha gjërat e tjera që ai kishte nevojë, duke përfshirë edhe një zgjidhje për krizën. Dhe Perëndia i dha atij atë që ai kërkoi. ‘Ai i tregoi Moisiut rrugët e tij dhe bijve të Izraelit veprat e tij’. Perëndia iu përgjigj kërkesës së Moisiut duke thënë: ‘Prania ime do të shkojë me ty dhe unë do të të jap pushim’ (Eksodi 33:14 NIV, Botimi 2011). Në tekstin hebre kemi fjalën ‘ty’. Perëndia premtoi se do të shoqëronte Moisiun dhe do t’i jepte pushim vetëm atij. çdokush tjetër do ta kishte pranuar këtë me gëzim, por jo Moisiu! Lutja e tij i la pas shqetësimet e tij: ‘Në qoftë se prania jote nuk vjen me ne, mos na nis që këtej’ (v. 15 NIV, Botimi 2011). Me fjalë të tjera: ‘Zot, unë nuk po lutem për veten,por për ne!’. Pyetje: A janë lutjet e tua më të mëdha se sa vetja jote dhe nevojat e tua? Bibla thotë: ‘Sepse Perëndia e deshi aq botën’ (Gjoni 3:16 NIV, Botimi 2011). Prandaj, lutu që familja jote, qyteti yt dhe kjo botë e humbur të mos humbasin por të kenë jetë të përjetshme!