Duhet ‘guxim’
14. Prill E Diel

‘Populli e kishte marrë me zemër punën’ Nehemia 4:6 AMPC

Në San Diego gjendet një vend tërheqës që quhet Bota e Detit. Nëse shkon atje mund të shikosh rosa me patina. Por kur afrohesh më shumë, ti e kupton që zemra e tyre nuk është tek ajo që bëjnë! Ti mund të buzëqeshësh, por shumë njerëz janë si ato rosa – që ndjekin rrotullimin. Mos ji një nga ata! Nëse do që jeta jote të ketë vlerë, gjej një çështje më të madhe se sa vetja jote dhe kushtoja asaj veten tënde! A e mban mend historinë e Nehemias? Ai rrezikoi jetën e tij që të mund të rindërtonte murin e Jeruzalemit. Megjithëse u përball me kërcënime dhe pengesa, ai e përfundoi punën në kohë rekord. E si ndodhi kjo? Ndodhi për shkak se ‘populli e kishte marrë me zemër punën’. Një kopje e Fjalorit Webster, i vitit 1828, e përkufizon fjalën ‘kurajo’ si ‘ajo cilësi që na aftëson të përballemi me vështirësi dhe rrezik...pa pasur frikë apo depresion’. Më pas, Webster shton fjalët e Moisiut ndërsa ai i dha Jozueut detyrën e udhëheqësit  të kombit. ‘Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh’ (shiko Jozueu 1:9 NKJV). Në moshën njëqind e njëzet vjeç, Moisiu ishte ende duke i thënë popullit të Israelit: ‘Duhet të keni kurajo!’. Pse? Sepse çdo gjë që ja vlen ta kesh, ja vlen edhe të luftosh për të! Duhet ‘kurajo’ që të merresh me një fëmijë kokëfortë apo që të përballesh me frikërat e tua apo që të mbledhësh pjesëzat e jetës tënde dhe të fillosh nga e para. Është e lehtë që të flasësh për atë që është e gabuar, por duhet ‘kurajo’ që të bësh diçka për të. Dhe nga vjen kjo lloj kurajoje? Nga Perëndia! Prandaj, sot fol me Të!