E vërteta transformuese e Kalvarit (1)
16. Prill E Martë

‘Dhe kur arritën në vendin që quhet “Kafka” (Kalvar), aty e kryqëzuan atë’ Luka 23:33 KJV

Fjala ‘Kalvar’ nuk shfaqet në Dhjatën e Re, por ajo që ndodhi atje ndryshoi fatin tonë. Pavarësisht miteve dhe keqkuptimeve, e vërteta është e qartë dhe jetë-ndryshuese. Le ta shohim atë. Së pari, Kalvari ishte i vullnetshëm. Ata që e panë atë menduan se Jezusi ishte një viktimë e rrethanave që ishin përtej kontrollit të Tij: marrëveshja midis urrejtjes judease dhe pushtetit romak. Sa e gabuar! Jezusi e refuzoi mbrojtjen qëllim-mirë por të keq-drejtuar të Pjetrit, duke thënë: ‘A kujton ti, vallë, se unë nuk mund t’i lutem Atit tim, që të më dërgojë më shumë se dymbëdhjetë legjione engjëjsh?’ (Mateu 26:53 NIV, Botimi 2011). Jezusi mund të kishte zgjedhur të jetonte pa vuajtje, dhimbje ose vdekje. Askush nuk e detyroi Atë që të shkonte në kryq. Ai tha: ‘Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri’ (Gjoni 10:18 NLT). Kalvari sigurisht që ishte i padrejtë. Por ai nuk ishte vrasje, ai ishte shlyerje! Armiqtë e Tij e planifikuan Kalvarin që t’i jepte fund jetës së Tij, por Jezusi e planifikoi atë për të na shpëtuar nga një humbje e përjetshme. Dhe pasi ata kishin bërë më të keqen dhe dështuan që ta ndalonin Atë, Pjetri u përball me ta në Ditën e Rrëshajave me këtë të vërtetë fitimtare: ‘Ai, pra, sipas këshillit të caktuar dhe të paranjohur të Perëndisë, ju dorëzua juve dhe ju e zutë dhe, me duart e të padrejtëve, e gozhduat në kryq dhe e vratë’ (Veprat 2:23 GNT). Madje as Ati nuk e detyroi Atë. Jezusi ‘e dha veten si çmim për të gjithë’ (1 Timoteut 2:6 NIV, Botimi 2011) – edhe për ty!