Si t’i zgjidhim problemet (6)
20. Gusht E Martë

‘Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua’ Gjoni 16:33

Së gjashti, ti duhet t’i shikosh problemet nga një këndvështrim tjetër. Ndoshta ti e ke dëgjuar shprehjen që thotë: ‘Unë u mërzita sepse nuk kisha këpucë, pastaj takova një njeri që nuk kishte këmbë’. Në një pjesë të serialit për fëmijë Peanuts, Snoopy shikon brenda në shtëpi familjen që është ulur rreth tavolinës duke shijuar darkën e Falenderimeve, ndërsa ai ishte përjashta duke ngrënë ushqim për qentë. ‘Eh si është kjo punë’, mendon ai. ‘Të gjithë janë duke ngrënë sot gjel deti dhe vetëm se unë jam një qen, po ha ushqim për qentë’. Pastaj, papritur, ai ndryshon këndvështrim: ‘Sigurisht që mund të kishte qenë edhe më keq – unë mund të kisha qenë një gjeli deti!’. Se sa të mëdha mund të na duken problemet tona, kjo shpesh është një çështje këndvështrimi. Shumica e vështirësive me të cilat përballemi janë shumë jo domethënëse në pamjen e gjerë të gjërave. Kur një mik sëmuret me kancer ose humbet një njeri të dashur, ne kujtohemi se sa të parëndësishme janë problemet tona. Autori James Agee kujtoi se si ai ngeci në një bisedë me një grua të varfër në zemër të Appalachias gjatë Depresionit të Madh. Ajo jetonte në një kasolle të vogël me dysheme të ndotur, pa ngrohje dhe pa kanalizime të brendshme. Ai e pyeti atë: ‘Çfarë do të bëje nëse dikush do të të jepte para për të të ndihmuar? Gruaja u mendua për një çast dhe pastaj tha: ‘ Mendoj se do t’jua jepja të varfërve’. Të kuptuarit se ka njerëz rreth teje që kanë probleme më të mëdha se ty sjell mirënjohje dhe këndvështrim. Jezusi u tha dishepujve te Tij: ‘Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!’.