A të kanë trajtuar keq?
13. Qershor E Enjte

‘Në të njëjtën mënyrë, pra, etërit e tyre i trajtonin profetët’ Luka 6:23 MSG

Sa herë që të trajtojnë keq, gjithmonë pyet veten: ‘çfarë mund të mësoj nga kjo përvojë? Si mund të reagoj duke i përngjasuar Krishtit? A jam i gatshëm që t’i pranoj gabimet e mia? Si mund të bëhem më i ditur dhe t’i trajtoj më mirë përvoja të tilla në të ardhmen?’. Kur gjithçka ka përfunduar, përgjigjia për keqkuptimin është falja. Tani, falja nuk nënkupton domosdoshmërisht që të biesh dakord apo të duash një marrëdhënie më të ngushtë me personin që të ka keqtrajtuar. Por nënkupton që ti e lë atë situatë të shkojë. Kur e gropos sëpatën mos e lër bishtin e saj jashtë! Me fjalë të tjera, jo thjesht fal aty për aty – por zgjidh të falësh! Ralph Waldo Emerson ka thënë: ‘Të jesh njeri i madh do të thotë të të keqkuptojnë’. Dhe ja ku ke edhe një thënie akoma dhe më të mirë: ‘Të jesh njeri i madh do të thotë të falësh atë që të ka trajtuar keq’. Pali i referohet jetës së krishterë si ‘thirrja e lartme e Perëndisë’ (Filipianëve 3:14 KJV). Prandaj zgjidh rrugën e lartme! Po si është ajo rrugë? Jezusi na thotë: ‘Lum ju, kur njerëzit do t'ju urrejnë, do t'ju mallkojnë dhe do t'ju fyejnë, do ta shpallin emrin tuaj si të keq, për shkak të Birit të njeriut. Gëzohuni atë ditë dhe hidhuni nga gëzimi, sepse ja, shpërblimi juaj është i madh në qiell; në të njëjtën mënyrë, pra, etërit e tyre i trajtonin profetët’ (v. 22-23 MSG). Duke jetuar në këtë mënyrë, ti e merr sërish mbrapsht fuqinë tënde duke refuzuar që dikush tjetër të të diktojë humorin dhe pikëpamjet e tua dhe duke i mbajtur sytë tek gëzimi.