Dritarja jote e kufizuar e mundësisë
16. prill e martë

“Por ua mësoni bijve tuaj dhe bijve të bijve tuaj” Deuteronomy 4:9 NKJV

Le të lexojmë se çfarë u thotë Perëndia prindërve që hynë në tokën e premtuar: “Vetëm kini kujdes për veten tuaj dhe tregohuni të zellshëm për shpirtin tuaj, në mënyrë që të mos harroni gjërat që sytë tuaj kanë parë dhe këto të mos largohen nga zemra juaj për të gjitha ditët e  jetës suaj. Por ua mësoni bijve tuaj dhe bijve  të bijve tuaj” (v. 9 NKJV). Vini re progresionin. Së pari, “kini kujdes për veten tuaj”. Pastaj, “ua mësoni bijve tuaj”. Aftësia jote për të ndikuar dhe dhënë formë fëmijëve të tu bazohet tek besueshmëria që ke me ta. Kur parimet me anë të të cilave jeton prodhojnë gëzim, paqe, forcë, mirësi, disiplinë dhe sukses, fëmijët e tu do të fillojnë t’i marrin ato seriozisht. Dhe ti ke një dritare të kufizuar mundësie. Ka aftësi që mund mësohen gjatë fëmijërisë së hershme, të cilat mund të bëhen shumë më të vështira më vonë.

A e ke  vrarë ndonjëherë mendjen se pse është kaq e thjeshtë që t’u mësosh parashkollorëve çdo gjuhë që dëgjojnë? Dhe ata mund ta mësojnë përsosmërisht, madje pa asnjë gjurmë të theksit të tyre. Pesëmbëdhjetë vite më vonë ose më shumë ata do ta kenë shumë të vështirë që të bëjnë po të njëjtët tinguj. Kjo shpjegohet nga një proces të quajtur “tkurrje foneme”. Laringu i një fëmije të vogël merr një formë të nevojshme për të nxjerrë çdo tingull që ai ose ajo po mëson të përdorë. Më pas vendoset në ato pozicione, duke e bërë të pamundur ose sfiduese nxjerrjen e tingujve të tjerë në vitet e mëvonshme. Qëndrimi i fëmijës ndaj udhëheqjes prindërore është i ngjashëm. Kjo është arsyeja pse është thelbësore t’i “japësh formë vullnetit” gjatë viteve parashkollore dhe të hershme duke balancuar dashurinë e pakushtëzuar me mësimdhënien e qëndrueshme dhe qëndrueshmërinë në shtëpi. Nëse e humbisni këtë mundësi, vitet e adoleshencës mund të jenë më të vështira seç duhet.