Perëndia dhe paraja jote (6)
23. Maj E Shtunë

“Ai të jep forcën për të fituar pasuri” Ligji i Përtërirë 8:18 KJV

Kur vjen puna tek Perëndia dhe paraja jote: (1) Kur ti bën atë që e kënaq Atë, Ai do të të bekojë. Pse? Sepse veprimet e tua provojnë se bërja e vullnetit të Tij është më e rëndësishme për ty se sa të bësh gjërat e tua. “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla; unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e zotit tënd” (Mateu 25:23 KJV). Por ka edhe një anë tjetër të medaljes. Kur ti me vetëdije nuk bën atë që e kënaq Perëndinë, Ai do të ndalojë së bekuari ty. “Prandaj ia hiqni këtij talentin dhe ia jepni atij që ka dhjetë talenta. Sepse atij që ka do t’i jepet edhe më e do të ketë me bollëk të madh, por atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që ka” (v. 28-29 NKJV). (2) Perëndia do të të tregojë se si të bësh më shumë para. Ai i mësoi Jozefit se si të begatonte në mes të një zie buke mbarëbotërore dhe të bekonte kombet përreth tij. Dhe kur peshqit nuk po e hanin karremin, Jezusi u tregoi dishepujve se ku të gjenin një tufë të madhe prej tyre. Në një rast, ata madje kapën një peshk me aq shumë para në gojën e tij sa të mund të paguanin taksat e tyre (shiko Mateu 17:27). Perëndia punon përmes kanaleve të pazakontë dhe Ai do që ti të varesh tek Ai si burimi i çdo gjëje që të nevojitet. Bibla thotë: “Por kujto Zotin, Perëndinë tënd, sepse ai të jep forcën për të fituar pasuri”. Fjala “forcën” përfshin idetë, strategjitë, planet, marrëdhëniet dhe investimet. Po, Perëndia mund të të dërgojë një çek të papritur në postën tënde që do të zgjidhë përkohësisht problemet e tua, por ti duhet t’i besosh Atij për një plan që do ta zgjidhë problemin tënd në mënyrë afatgjatë.