Të dalësh jashtë prej barkës tënde
30. Qershor E Martë

“Pjetri zbriti nga barka” Mateu 14:29 NIV

Mateu dokumenton: “Dhe Pjetri zbriti nga barka dhe eci mbi ujëra, për të shkuar te Jezusi”. Sot, bëji vetes këto tre pyetje: (1) Cila është varka ime? Ajo është çdo gjë që të jep ty ndjenjën më të lartë të sigurisë. Është ajo gjë ku ti tundohesh që të vendosësh besimin tënd kur jeta bëhet e stuhishme. Për të ditur se cila është varka jote, pyet veten: “Cila është ajo gjë që prodhon frikën më të madhe në mua, veçanërisht kur unë mendoj që ta lë atë dhe të dal jashtë saj në besim?”. (2) Çfarë më pengon të dal prej varkës sime? Frika. Fika nga njerëzit, frika nga dështimi, frika e mungesës. Në mënyrë që të rritesh, ti duhet të hysh në territor të ri dhe sa herë që ta bësh këtë, do të përjetosh frikë. Ajo nuk largohet kurrë. Por sa herë që ti del prej varkës sate, ti aftësohesh gjithnjë e më shumë për ta bërë atë gjë herës tjetër dhe fillon të kuptosh që frika nuk e ka pushtetin që të të shkatërrojë. Prandaj, kur Jezusi të thotë: “Eja”, fillo të ecësh, Ai nuk do të lejojë që të mbytesh. (3) Çfarë do të humbas nëse qëndroj në varkën time? Destinacionin tënd. Të arrish atë që nuk e ke arritur ende, ti duhet të përpiqesh të bësh atë që ende nuk e ke bërë. A do të ketë rreziqe? Po. Gjuajtësit më të mirë në bejzboll dështojnë dy nga tre herë në gjuajtjen e topit. Por ata e dinë që nëse nuk e provojnë, ata nuk do e përjetojnë kurrë gëzimin e gjuajtjes së suksesshme. Kupto këtë: Nëse qëndron në varkën tënde, ti në fund do të vdesësh atje dhe do të përfundosh duke vrarë mendjen se si do të kishte qenë, nëse ti do të kishe qenë i gatshëm të dilje jashtë prej varkës sate.