Mbaj gjithmonë një libër me vete
19. Tetor E Hënë

“Kushtoju leximit” 1 Timoteut 4:13 NKJV

Ajo që ti lexon dhe studion është ajo që ti bëhesh. Kur ti mban librat e duhur me vete, ti ruan një rrjedhë të vazhdueshme të së vërtetës dhe të informacionit në zemrën dhe mendjen tënde. (1) Të dëgjosh biseda dekurajuese, jo produktive. Ti duhet gjthmonë të jesh gati të ndash besimin tënd dhe t’u shërbesh nevojave të të tjerëve. Por a je ulur ndonjëherë pranë dikujt që nuk ndalonte së foluri? Shpesh herë njerëzit të cilëve u pëlqen të flasin nuk kërkojnë asgjë domethënëse që t’u japë atyre energji. Ata flasin thjesht vetëm për të shmangur heshtjen; kur ti mban një libër me vete, kjo e zgjidh problemin. (2) Mbaj një listë të librave që do të lexosh çdo muaj. Kjo parandalon zgjedhjen jo të mençur në momente mërzie, tundimi apo lodhjeje. Në fillim të çdo viti, zgjidh pesëdhjetë e dy libra që do të doje t’i lexoje deri në fund të vitit—një për çdo javë. Të lexuarit e njëzet faqeve në ditë do të të bëjë të lexosh një libër prej 140 faqesh çdo javë. (3) Mbaji me vete librat kur udhëton. Kur je larg prej të qënit i zënë me punë nga programi yt i përditshëm, ti mund të tërhiqesh në botën tënde private: Ti mund të ëndërrosh, fokusohesh dhe planifikosh. Duke dishepullizuar Timoteun, Pali shkroi: “Kushtoju leximit...Mos e lër pas dore dhuntinë që është në ty...Kujdesu për këto gjëra dhe kushtoju atyre tërësisht, që përparimi yt të jetë i dukshëm për të gjithë” (v. 13-15 NKJV). Libri i parë që duhet të lexosh është Bibla jote—dhe ajo është gjithashtu ai që duhet të lexosh më shumë. Por lexo gjithashtu edhe libra të tjerë, sepse Perëndia është burimi i gjithë diturisë dhe njohurisë së vërtetë. Për të cituar Salomonin: “Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë. Edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë” (Fjalët e Urta 4:7 NKJV).