Mos e mbaj për vete!
21. Nëntor E Shtunë

‘Shko në shtëpinë tënde...dhe u trego atyre çfarë gjërash të mëdha bëri Zoti...për ty’ Marku 5:19 NKJV

A ke qenë ndonjëherë në një vend aq të mrekullueshëm saqë nuk ke dashur kurrë të largohesh prej andej? Pikërisht kështu u ndje burri tek ungjilli i Markut, kapitulli 5, pasi Jezusi e shëroi atë prej një jete çmendurie. Ai donte të udhëtonte me Jezusin, të dëgjonte mësimet e Tij, të ishte dëshmitar i mrekullive të Tij dhe të shijonte shoqërinë e Tij. Por Jezusi i tha atij që të shkonte në shtëpi dhe t’i tregonte familjes atë që Perëndia kishte bërë për të. Perëndia nuk do që ti të jetosh larg prej pjesës tjetër të botës! E vetmja mënyrë që të ruash atë që ke marrë është që t’ua japësh të tjerëve. Pas një përvoje frymërore ku ke arritur kulmin, ti duhet të që atë që ke marrë ta ndash me ata që gjenden në luginë. Burri në tekstin e sotëm kishte kaluar vite të tëra duke jetuar në varreza.  Ai priste veten dhe tërbohej kohë pas kohe. Tani, turma e pa atë të ‘ulur te këmbët e Jezusit, të veshur dhe me mendje në rregull, dhe patën frikë’ (Luka 8:35 NKJV).

Dhe kjo është mënyra se si ende funksionon. Së pari, Jezusi të vesh, më pas të thërret. Kur ti shkon tek Ai, ti je i zhveshur frymërisht, prandaj Ai të mbështjell me drejtësinë e Tij. Pali thotë: ‘Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja’ (2 Korintasve 5:17 KJV). Ndërkohë që ishe ‘në Adamin’ ku të gjithë vdesin, tani ti je ‘në Krishtin’, ku të gjithë bëhen të gjallë frymërisht (shiko 1 Korintasve 15:22).

Himnisti Edwin Mote shkroi: ‘I veshur vetëm me drejtësinë e Tij, për të qëndruar i patëmetë para fronit’. Por mos harro kurrë se në momentin që ‘je i veshur dhe me mendje në rregull’, mandati i Perëndisë për ty është që të shkosh dhe t’u thuash të tjerëve atë që Zoti ka bërë për ty.