Harmoni në shtëpi (1)
9. Qershor E Mërkurë

‘Me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri’ Efesianëve 4:2 CEV

Pa harmoni në shtëpi, gjithë suksesi yt do të dukej bosh. Sa herë që ti e ke më të lehtë që të flasësh më të jashtëm në vend të familjes sate, do të thotë se diçka është thyer – dhe nevojitet urgjentisht që të rregullohet. Perëndia e ka dizenjuar familjen tënde që të jetë një sistem mbështetës dhe një rrjetë e sigurt për të të pritur kur ti bie. Dhe Fjala e Tij na jep një recetë për të krijuar harmoni në shtëpi: ‘Me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri, duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës në lidhjen e paqes’ (v. 2-3 CEV).

Vëre katër fjalë të rëndësishme në këtë Shkrim: ‘përulësi’, ‘zemërbutësi’, ‘durim’ dhe ‘unitet’. Pa këta katër përbërës, nuk do të funksionojë! Ndaj, fillo të lutesh për fëmijët e tu në vend që të vendosësh vetëm rregulla që krijojnë largësi kur nuk shihesh me ta ballë për ballë. Ju nuk do të bini gjithnjë dakord, por do mund të mësoni të vlerësoni, duani dhe respektoni njëri-tjetrin. Çdo familje ka ngritjet dhe uljet e veta – dhe çdo pemë familjare i ka disa të marrë! Por nëse ti arratisesh kur gjërat bëhen të vështira, ti do e humbasësh të korrën që mund të kishe korrur nëse do të kishe qëndruar. Për shembull, ndonjëherë fëmija që përfundon duke të të bekuar më shumë është pikërisht ai që nuk binte domosdoshmërisht dakord me idetë e tua ose që nuk i përkrahte vlerat e tua ose që nuk u martua me personin që ti mendoje se duhej të martohej.

Po, është e trishtueshme, por në planin afatgjatë asnjë prej këtyre nuk ka rëndësi, sepse familja është një investim afatgjatë. Disa prej atyre që zgjedhin divorcin përfundojnë duke dëshiruar që të kishin duruar dhe pak më shumë dhe të kishin dashur edhe pak më shumë. Sigurohu që të mos jesh një prej tyre!