Dallo se kur është mençuri që të bësh kompromis
27. Shtator E Hënë

‘Që të mund të shpëtoj me çdo mënyrë disa njerëz’ 1 Korintasve 9:22 NKJV

 

Pali s’do të hiqte dorë as një fije prej së vërtetës biblike, por kur vjen puna tek zakonet, traditat dhe preferencat e njerëzve, ai refuzonte që të luftonte për to. Për shembull, disa të krishterë korintas mendonin se për shkak se disa lloje mishrash u ofroheshin në adhurim idhujve, ishte mëkat që t’i haje ato. Kështu, a e menaxhoi Pali këtë gjë duke qëndruar dhe deklaruar: ‘Unë nuk do t’ju lejoj që të më impononi bindjet tuaja që nuk janë nga Shkrimi’? Jo. Ai shkroi: ‘Disa, të ndërgjegjshëm për idhullin, hanë gjëra posi të flijuara idhujve; dhe ndërgjegja e tyre, duke qenë e dobët, përlyhet. Por të ngrënit nuk na çon te Perëndia; po të hamë, nuk fitojmë asgjë më tepër dhe, po të mos hamë, s’kemi gjë më pak. Por kini mendjen se mos kjo liri që keni të bëhet pengesë për të dobëtit’ (1 Korintasve 8:7-9 NLT). Më pas, ai e përfundon duke thënë: ‘E kam bërë veten time të dobët me të dobëtit, për të fituar të dobëtit; e kam bërë veten time gjithçka për të gjithë, që të mund të shpëtoj me çdo mënyrë disa njerëz’ (1 Korintasve 9:22 NLT).

Perëndia nuk na ka thirrur që të fitojmë debate teologjikë; Ai na thirri që të fitojmë njerëz për Krishtin. Ndaj, ji i hirshëm ndaj atyre që nuk mendojnë si ti, që nuk vishen si ti apo që nuk kanë interes për disa prej gjërave për të cilat ti ke. Ji i hirshëm ndaj atyre, stili i adhurimit të të cilëve dhe pikat teologjike të të cilëve ndryshojnë nga të tuat. ‘Me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri, duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës në lidhjen e paqes’ (Efesianëve 4:2-3 NLT).