Mendo më shumë për të tjerët (2)
29. Shtator E Mërkurë

‘Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t'ia kthejë ato që i ka dhënë’ Fjalët e Urta 19:17 NKJV

 

Këtu ke katër mënyra përmes të cilave mund të shprehësh mirësinë dhe bujarinë ndaj të tjerëve.
1) Duke dhënë kohën tënde. T’i japësh dikujt disa orë prej kohës sate, veçanërisht nëse je një person i zënë me punë, kjo mund të vlejë sa e gjithë bota për një person që është i lënduar.

2) Duke dhënë talentin tënd. Organizatat si ‘Habitat For Humanity’ (Habitat për Njerëzimin) dhe ‘Doctors Ëithout Borders’ (Doktorë pa Kufij) i përdorin dhuntitë e personave të talentuar për të lehtësuar vuajtjen dhe për të siguruar strehë për ata që janë në nevojë. Kjo është prej Shkrimit!  (Shiko Mateu 25:34-46.)

3) Duke dhënë thesarin tënd. ‘Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t’ia kthejë ato që i ka dhënë’. A e imagjinon dot interesin që do të kthejë mbrapsht Perëndia?

4) Duke dhënë temperamentin tënd. Të gjithë njerëzit me të cilët takohesh luftojnë me ankthet dhe luftojnë beteja për të cilat ata zakonisht nuk flasin.Prandaj, buzëqeshja jote dhe fjala e inkurajimit mund të jetë si një litar shpëtimi që i ndihmon ata që të qëndrojnë mbi ujë atë ditë. Egoizmi është aq shumë pjesë e natyrës sonë, saqë është si frymëmarrja; ne e bëjmë atë pa e menduar fare.

Ndaj, që të mund të ndryshojmë ne duhet të ri-rregullojmë përparësitë tona dhe të ri-programojmë mendjet tona dhe të vendosim: ‘Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim’ (Zanafilla 12:2 NKJV). Sot, lutu: ‘Atë, unë të falenderoj për çdo burim dhe avantazh që më ke dhënë. Më ndihmo që të kujtoj se këto bekime janë prej Teje dhe që ato duhet të ndahen me të tjerët për lavdinë Tënde. Në emër të Jezusit unë lutem, amen’.