Mos dil përpara Perëndisë!
24. Nëntor E Mërkurë

‘Ki shpresë të patundur tek Zoti dhe ndiq rrugën tij, dhe ai do të të lartojë me qëllim që ti të trashëgosh tokën’ Psalmi 37:34 TLB

 

Kur Perëndia të bën një premtim ose një vizion për jetën tënde, ai është si një farë; ai ka nevojë për kohë që të zërë rrënjë përpara se të japë fryt. Është njësoj si lindja e një bebeje. Së pari, fara, pastaj shtatzania, më pas zhvillimi brenda mitrës dhe në fund dita e lindjes. Dhe çfarë bëjnë prindërit gjatë kësaj kohe? Përgatiten! Ata përgatiten për sfidat dhe përgjegjësitë e prindërimit. Ti mund të mendosh se je gati, por Perëndia e di se kur je gati. Megjithëse kishte qenë tashmë mbret i vajosur, Davidit iu desh qëtë priste shtatë vite derisa Perëndia të hiqte Saulin nga froni. Dhe gjatë atyre viteve ai mori mësime shumë të vlefshme. Ja ku ke një prej tyre: ‘Ki shpresë të patundur tek Zoti dhe ndiq rrugën tij, dhe ai do të të lartojë me qëllim që ti të trashëgosh tokën’ (v. 34 TLB).

Ti duhet të mësosh ndryshimin midis asaj që ti mund të bësh dhe asaj që Perëndia mund të bëjë. Budallenjtë nxitohen! Nëse nuk do që të rrezikosh vonimin e përmbushjes së pplanit të Perëndisë për jetën tënde, mos shko përpara Tij. ‘Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; në se vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë’ (Habakuku 2:3 KJV). Çdo gjë që Perëndia bën është një takim. Dhe një takim është thjesht një ngjarje që ka ndodhur tashmë. Perëndia ka caktuar një kohë se kur do të ndodhin dy gjëra në jetën tënde: premtimet e Tij dhe vizionin tënd. Dhe ka një paqe të madhe në të diturit se asgjë që armiku mund të bëjë nuk mund t’i zëvendësojë këto dy gjëra.

Prandaj, kur të bëhesh i paduruar, kujtoji vetes: ‘Jeta ime nuk mund  të përfundojë pa ndodhur kjo gjë. Perëndia e ka thënë dhe Ai do e bëjë!’.