Merre nismën (1)
27. Nëntor E Shtunë

‘Qofsh i fortë dhe trim sepse ti do të hysh’ Ligji i Përtërirë 31:7 NKJV

 

Kur Perëndia të jep një premtim të pakushtëzuar, gjithçka që të duhet është të presësh për të. Por kur Ai bën një premtim të kushtëzuar, ti ke një rol për të luajtur në përmbushjen e tij. Ndonjëherë, kjo kërkon që të marrësh nismën. Për Izraelin, kjo nënkuptonte që të ishte i gatshëm të përballej me kundërshtinë dhe të dëbonte kombet pushtuese prej tokës së premtuar në mënyrë që ajo të bëhej e tyre. ‘Pastaj Moisiu thirri Jozueun dhe i tha në prani të të gjithë Izraelit: “Qofsh i fortë dhe trim, sepse ti do të hysh bashkë me këtë popull në vendin që Zoti u betua t'u japë etërve të tyre, dhe ti do t'ua japësh atyre si trashëgimi. Përveç kësaj Zoti vetë ecën para teje; ai do të jetë me ty; nuk do të të lërë dhe s'ka për të të braktisur; mos u tremb dhe mos u tmerro”’ (v. 7-8 NKJV).

Në thelb, Perëndia po thoshte: Kur ta marrësh nismën, unë do të veproj në favorin tënd’. Dhe Ai po të thotë të njëjtën gjë edhe ty sot. Ja se ç’do të thotë të marrësh nismën:
1) Të dish se çfarë do. Humoristi dhe pianisti Oscar Levant një herë tha me shaka: ‘Në momentin që e mbledh mendjen mbushem plot me pasiguri’. Ne qeshim, por fatkeqësisht kjo është mënyra se si funksionojnë shumë prej nesh. Fakti është, që ti s’mund të jesh i pavendosur dhe të jesh efektiv në të njëjtën kohë.

2) Të jesh i gatshëm që të ndërmarrësh rreziqet. Ndryshimi midis një besimtari dhe një jobesimtari është ky: si një besimtar, Perëndia të ka premtuar se do të shkojë para teje dhe do i rregullojë rrethanat që të jenë në favorin tënd. ‘Por unë kam frikë’, thua ti. Besimi në Perëndinë nuk e eleminon frikën – ajo e mposht atë. Prandaj, merre nismën.