Kërkoji Perëndisë urtësi
29. Nëntor E Martë

“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia” Jakobi 1:5 NIV

Salomoni tha: “Fito dituri, fito gjykim; mos i harro fjalët e gojës sime dhe mos u largo prej tyre; mos e braktis diturinë dhe ajo do të të mbrojë; duaje, sepse ajo do të të ndihmojë. Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë. Edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë. Përlëvdoje dhe ajo do të të lartësojë, ajo do të të japë lavdi, po qe se ti e përvetëson” (Fjalët e Urta 4:5-8 MSG).

Ka shumë mënyra për të fituar dituri:

  1. Ta mbledhësh nga dituria e përbashkët e të tjerëve. “Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave” (Fjalët e Urta 13:10 NKJV).
  2. Të mendosh përtej kufijve. Deklarata si: “Kjo është mënyra se si i kemi bërë gjithmonë gjërat”, nuk lejojnë rishikimin kur përdoren për të mbrojtur mënyra të cilat nuk funksionojnë më.
  3. Të shkruash dhe të reflektosh mbi ato që ke mësuar nëpërmjet përvojës.
  4. Të mos nxitosh të dalësh në përfundime.

Rritja është gjithmonë një punë në e sipër. Kreativiteti është i çrregullt dhe mund të jetë shqetësues. Aftësia për të qënë i përqëndruar dhe i mbushur me besim në mes të ndryshimeve është një shenjë dalluese e rritjes dhe e pjekurisë. Por burimi themelor i diturisë është Fjala e Perëndisë! “Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja” (Fjalët e Urta 2:6 NKJV). “Kurse dituria që vjen nga lart, më së pari është e pastër, pastaj pajtuese, e butë, e bindur, plot mëshirë dhe fryte të mira, e paanshme dhe jo hipokrite” (Jakovi 2:17 NKJV). “Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty” (Psalmi 32:8 NKJV). Mos prano të jetosh një jetë të pashqyrtuar. Refuzo të jetosh një jetë pa përkushtim. Mos prano të jetosh një jetë të padrejtuar. Sot, kërkoji Perëndisë urtësi.