Si të njohësh thirrjen tënde
24. Nëntor E Enjte

“Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to” Efesianëve 2:10 NLT

Kur Perëndia e thirri Moisiun që të çlironte popullin e Izraelit nga Egjipti, Moisiu në filliim u përpoq ta bënte sipas mënyrës së tij. Duke vrarë një egjiptian për të shpëtuar jetën e një izraeliti, ai përfundon si një i arratisur për dyzet vjet. Pasi jetoi në shkretëtirë dhe e mori mësimin, ai u kthye për të bërë vullnetin e Perëndisë – në mënyrën e Perëndisë.

Të gjithë ne, jo vetëm drejtuesit e kishës, jemi thirrur për të bërë vullnetin e Perëndisë, sipas mënyrës së Perëndisë. Ti thua: “Por si mund ta di se për çfarë jam thirrur?”. Fillon duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve:

  1. Cilat janë dhuntitë e tua shpirtërore? “Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë” (1 Pjetrit 4:10 NLT). Lëre Perëndinë të të tregojë, nëpërmjet dëshirave të tua më të thella, ato aftësi kyçe tek të cilat ti je më i përshtatur për t’i shërbyer Atij.
  2. A je nën dikë i cili mund të të mentorojë dhe të të stërvisë? Kjo është pjesë e punës së pastorit tënd: “Për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit” (Efesianëve 4:12 NLT). Të duhet ndihmë; nuk mund t’ja arrish qëllimit vetëm!
  3. A je i përfshirë me kishën? “Sepse, sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët nuk kanë të njëjtën funksion, kështu edhe ne, megjithëse jemi shumë, jemi një trup në Krishtin dhe secili jemi gjymtyrë të njëri-tjetrit” (Romakëve 12:4-5 NLT).
  4. A je i gatshëm të shërbesh kudo që ka nevojë? “Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë, si kujdestarë të mirë të hirit të shumëfarshëm të Perëndisë” (1 Pjetrit 4:10 NIV). Nëse do të dish thirrjen tënde, fillo t’i shërbesh Perëndisë dhe ai ka për të ta zbuluar.