Mund ta mundësh këtë gjigant
26. Nëntor E Shtunë

“Sepse përfundimi i betejës varet nga Zoti, dhe ai do t'ju dorëzojë në duart tona” 1 Samuelit 17:47 NLT

Për të mundur gjigantë si varësia, fyerja, frika, epshi, krenaria, zilia ose urrjetja, ti duhet të kuptosh këto tre Shkrime:

  1. Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor” (1 Korintasve 10:13, NLT). Goliathi lindi një foshnje, por u rrit dhe u bë gjigant. Gjigantët tanë shpesh janë mëkate që ne i kemi anashkaluar dhe i kemi ushqyer derisa ato krijuan një jetë të tyren dhe u kthyen për të na përndjekur. Kështu, ndërsa ti do të fillosh t’i thuash jo shtysave të vogla, ti do të fitosh fuqinë për t’i thënë jo atyre që janë më të mëdha.
  2. “Kur Filisteu lëvizi dhe shkoi përpara për t'u ndeshur me Davidin, edhe Davidi nxitoi menjëherë drejt mejdanit, ballë Filisteut” (1 Samuelit 17:48 NLT). Davidi u ndesh me Goliathin ballë për ballë. Ti duhet ta detyrosh gjigantin tënd të dalë përpara dhe mos ta lejosh të hyjë sërish në jetën tënde. Vër kufij! Dhe nëse është e domosdoshme, gjej dikë i cili mund të të fuqizojë dhe të inkurajojë. Qëndro larg shoqërisë së keqe. Dhe mbi të gjitha, mos e shiko Perëndinë në dritën e problemit tënd, por shikoje problemin nën dritën e Perëndisë.
  3. “Sepse përfundimi i betejës varet nga Zoti dhe ai do t’ju dorëzojë në duart tona”. Ti nuk je vetëm në këtë betejë. Perëndia do të të ndihmojë të mposhtësh zakonet e vjetra dhe të vendosësh sjellje të reja. Vullneti i Tij për ty është “që të ecësh denjësisht sipas thirrjes për të cilën u thirre” (Efesianëve 4:1, CEV). Kur pendohesh, do të thotë të bësh një kthim 180 gradë dhe të zgjedhësh të ecësh me Perëndinë. Ai do të të japë fuqinë për të mposhtur gjigantin me të cilin po përballesh. Perëndia nuk ka humbur asnjë betejë dhe kur ti e fton Atë për t’u bashkuar, ti do të fitosh!