Perëndia është siguruesi yt
4. Shkurt E Shtunë

“Ti shtron para meje tryezën në prani të armiqve të mi” Psalmi 23:5 NKJV

Herës tjetër kur të ulesh në tryezën tënde për të ngrënë një vakt të shijshëm, ndalo dhe mendo për të gjithë njerëzit që u deshën për ta bërë këtë të mundur. Një fermer e rriti; një kompani procesimi ushqimor e përgatiti dhe e paketoi; një kompani transporti e dërgoi atë; një dyqan e shiti; dhe dikush pagoi çmimin për ta blerë, për ta gatuar dhe për ta vënë para teje për ta ngrënë. Ka shumë hallka në këtë zinxhir, por hallka e parë është Perëndia. Ai e bëri tokën, farat dhe bagëtinë. Pa Të, ti do të vdisje urie. Ja pse sa herë që ti ulesh për të ngrënë, është mirë të lutesh ose ta falenderosh Atë. Kur dikush të jep ushqim për ta shijuar dhe për t’u ushqyer është etikë e zakonshme që të përgjigjesh me: “Faleminderit”.

Ja një kujtim nga qielli: “Çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati” (Jakobi 1:17). Ndoshta po mendon: “Por unë punova fort për atë që kam”. Atëherë je për t’u uruar për etikën dhe mundimin tënd në punë. Por nuk mbaron me kaq; ja pjesa tjetër: “Porositi të pasurit e kësaj bote të mos jenë krenarë dhe të mos i mbajnë shpresat në pasurinë që është e pasigurt, por në Perëndinë e gjallë, i cili na jep gjithçka bujarisht për ta gëzuar, të bëjnë të mira, të bëhen të pasur në vepra të mira, të jenë bujarë dhe të gatshëm për të dhënë” (1 Timoteut 17:18, NKJV).

Kur Perëndia thotë: “Ji i gatshëm për të dhënë dhe për të ndarë”, Ai thjesht po thotë: “Ashtu siç unë kam qënë siguruesi për bekimet e tua, tani shko dhe ndaji ato bekime me të tjerët”.