Të trajtosh ndryshimin në punë
23. Janar E Hënë

“Çdo gjë ka stinën e vet” Predikuesi 3:1 NKJV

Kur ndryshimi ndodh në vendin e punës, ne shpesh ndjehemi të kërcënuar. Ne mësohemi me personalitetet e kolegëve dhe shefave tanë dhe duam që ata të rrinë në vendet e tyre, të qëndrojnë njësoj dhe të mos kërkojnë asgjë më shumë nga ne sa ç’i kemi dhënë në të kaluarën. Nga dëshira jonë për qëndrueshmëri, siguri dhe parashikueshmëri, ne dështojmë për t’u përgatitur për paqëndrueshmërinë, pasigurinë dhe surprizat. Sa ironike! Nëse jemi të gatshëm për të ndrequr pritshmëritë tona dhe të jemi më realistë, ne nuk do të traumatizoheshim kur të vinte ndryshimi.

Gjërat mund të ndryshojnë brenda ditës. Mund të jetë humbja e një prindi ose e një pune ose e shëndetit tënd. Ndryshimi është e vetmja gjë që nuk ndryshon në jetë. Dhe ka potencialin për të të lëvizur për në gjëra më të mira ose të të bëjë petë si një rrul. Zgjedhja është e jotja. “Çdo gjë ka stinën e vet”. E vërteta është, se Perëndia është mbështetja e vetme e sigurt në jetën tënde, kështu që nëse je i ditur, do të ndërtosh një marrëdhënie të fortë me Të. Në fund, Ai nuk do të të lejojë të mbështetesh tek asgjë tjetër përveç Atij.

Ja historia e Elias: “Korbat i sillnin bukë e mish në mëngjes dhe bukë e mish në mbrëmje, dhe pinte ujë në përrua. Mbas një farë kohe përroi shteroi, sepse nuk binte shi mbi vendin” (1 Mbretërve 17:6-7, NKJV). Elia mund të ishte trembur, por jo Perëndia. “Atëherë Zoti i foli, duke thënë: ‘Çohu dhe shko të vendosësh në Sarepta të Sidonëve, sepse atje kam urdhëruar një grua të ve të të sigurojë ushqimin’” (vargjet 8-9, NKJV). Vëre çfarë Perëndia përdori për të siguruar për Elian: korba, një përrua dhe një vejushë të varfër. Prandaj, shijoje punën tënde, por mbështetu vetëm tek Perëndia!