Kthehu tek Fjala e Perëndisë!
November 09. Friday

‘Nuk do të shkel besëlidhjen time dhe nuk do t’i ndryshoj fjalët që kanë dalë nga goja ime’ Psalmi 89:34 NKJV

Ekspertët mjekësorë thonë se çdonjëri prej nesh do të përjetojë depresion të një lloj forme gjatë jetës. Një pjesë e madhe e popullatës zgjohet çdo ditë në një re trishtimi. Ti mund të jesh njëri prej tyre. Është një libër i njohur për fëmijë, i titulluar  Aleksandri dhe Dita e Tmerrshme, E urryer, Aspak e Mirë, Shumë e Keqe. Aleksandri bie në gjumë me çamçakëzin në gojë dhe kur zgjohet në mëngjes e gjen atë tek flokët. Kutia e tij me drithëra nuk e kishte lodrën që supozohej të kishte brenda dhe ai nuk arrin t’i bëjë përshtypje mësuesit të tij, pavarësisht përjekjeve të tij të mëdha. Ai vendos disa herë që të shkojë në Australi. Fatkeqësisht, kurat gjeografike nuk funksionojnë. Ti nuk e zgjidh problemin; thjesht e zhvendos atë. Prandaj, çfarë mund të bësh? Kthehu tek burimi i forcës, shpresës dhe inkurajimit që nuk dështon kurrë – Fjala e gjallë e Perëndisë. Perëndia thotë: ‘Nuk do të shkel besëlidhjen time dhe nuk do t’i ndryshoj fjalët që kanë dalë nga goja ime’. Nëse sot ndjehesh poshtë, ja ku ke disa Shkrime mbi të cilët të qëndrosh: ‘Ai dërgoi fjalën e tij dhe i shëroi, i shpëtoi nga gropa’ (Psalmi 107:20 NKJV). ‘Zemra do të më kishte lëshuar, nëse nuk do të besoja se do ta shoh mirësinë e Zotit në dheun e të gjallëve!’ (Psalmi 27:13 NKJV). ‘Unë të kërkoj në ditën e fatkeqësisë sime, sepse ti do të më përgjigjesh’ (Psalmi 86:7 NKJV). ‘Ja, dora e Zotit nuk është tepër e shkurtër për të shpëtuar, as veshi i tij nuk është tepër i rënduar për të dëgjuar’ (Isaia 59:1 NKJV). ‘Unë do të eci në forcën e Zotit Perëndi’ (Psalmi 71:16 NKJV).