Dalloje “stinën” në të cilën je
10. nëntor e hënë
“Ai do të jetë si një pemë…që jep frytin e tij në stinën e tij” Psalmi 1:3
Diçka kyç për të përmbushur fatin tënd është të kuptosh stinën në të cilën je. Nëse nuk e kupton, do të ndihesh i pezmatuar dhe i zhgënjyer. Për shembull, në disa stinë, të mësosh të ndjekësh është më e rëndësishme se sa të mësosh të drejtosh. Në disa stinë, përballimi i dështimit ka më shumë vlerë se përballimi i suksesit. Një nga gabimet më të mëdha që ne bëjmë është se përqëndrojmë gjithë energjinë tonë tek stina tjetër, në vend që të shijojmë në maksimum stinën në të cilën jemi dhe të mbledhim mësimet e saj. Perëndia do të të çojë aty ku Ai do që të shkosh akoma më shumë se sa ti dëshiron.
Prandaj, shijoje udhëtimin dhe kupto se Perëndia do të të çojë aty kur ti të jesh gati. Acarimi yt i tanishëm do të të japë një arsye për kremtimin e ardhshëm nëse qëndron në rrugë për aq sa duhet. Perëndia po zhvillon durim emocional brenda teje. Çelësi për durimin emocional është kalimi mes niveleve të larta të zhgënjimit, të cilat na hedhin poshtë në mënyrë që Perëndia të na rindërtojë me një vetëbesim të shenjtë. A mund ta imagjinosh se si u ndje Davidi ndërsa pa vëllezërit e tij që shkuan në luftë ndërsa ai mbeti në shtëpi për t’u kujdesur për një tufë me dele? Por dita e tij po vinte. Edhe e jotja po vjen. Ndërsa pret, mos i anashkalo planet e Perëndisë duke marrë rrugë të shkurtra. Perëndia po të përgatit. Por sa më e madhe mundësia, aq më shumë kohë do. Arsyeja se pse acarohemi është se ne mendojmë për gjëra të mëdha pa menduar për kohën e gjatë që ato kërkojnë. Rimendoje edhe një herë linjën tënde kohore dhe inkurajohu kur të duhet më shumë se sa mendove. Kjo do të thotë se Perëndia do të bëjë diçka shumë më të madhe se ajo që ti mund të kërkosh apo të imagjinosh (shiko Efesianëve 3:20).

