Si të përjetosh paqen e Perëndisë
11. Tetor E Premte

‘Mos u shqetësoni për asgjë; por lutuni për çdo gjë...Kështu do të përjetoni paqen e Perëndisë’ Filipianëve 4:6-7 NLT

Paqja e Perëndisë është një gjë e mrekullueshme. Dhe disa prej njerëzve përreth teje sot kanë nevojë për të. Ajo vjen kur ti ja përkushton jetën tënde Krishtit dhe jeton me anë të parimeve që tregohen në Shkrim. Kur ti ja ‘përkushton’ diçka Zotit, ti e transferon çdo pjesë të saj nga vetja tek Ai (shiko Psalmi 37:5). Pjetri shkruan: ‘Dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju’ (1 Pjetrit 5:7 AMPC). Çfarë privilegji! A ke qenë duke përfituar prej kësaj kohët e fundit? ‘Si mund ta hedh gjithë merakun tim mbi të?’, pyet ti. Nëpërmjet lutjes! Sa më shpejt që të bëhesh i vetëdijshëm se po fillon të shqetësohesh dhe po e humbet sensin e paqes, çoje tek Perëndia menjëherë dhe lëre tek Ai. Mos i jep kohë djallit që të të shfrytëzojë. Sa më gjatë të presësh, aq më shumë ai do të të marrë ty në kontroll. ‘Por unë s’e heq dot nga mendja atë gjë’, thua ti. Çfarë të bëj? Bëj këto dy gjëra: 1) Jepja atë gjë Perëndisë dhe më pas fillo të përqëndrohesh tek gjërat e tjera. Ky është një reagim që mësohet, të cilin duhet ta praktikosh çdo ditë. Pali shkruan: ‘Çdo gjë që është e vërtetë...e nderueshme dhe e denjë për respekt... çdo gjë që është e dashur dhe sjell paqe...mendoni vazhdimisht këto gjëra’ (Filipianëve 4:8 AMP). Me fjalë të tjera, ridrejtoji mendimet e tua! 2) Zbulo se çfarë thotë Perëndia në Fjalën e Tij për situatën tënde. Më pas, vendosi mendimet, fjalët dhe veprimet e tua në të njëjtën linjë me të. Kur ta bësh këtë, ‘Ti do të përjetosh paqen e Perëndisë’ (Filipianëve 4:7 NLT).