Menaxhimi i zemërimit (3)
10. Nëntor E Diel

‘Kush nuk zemërohet shpejt vlen më tepër se një luftëtar i fortë’ Fjalët e Urta 16:32 NKJV

Bibla thotë: ‘Kush nuk zemërohet shpejt vlen më tepër se një luftëtar i fortë, dhe ai që e urdhëron frymën e tij vlen më tepër se ai që mposht një qytet’. Si një i krishterë ti ke Frymën e Shenjtë që banon brenda teje dhe një prej fryteve të Frymës është ‘vetë-kontrolli’ (shiko Galatasve 5:23). Kjo do të thotë se si i krishterë ti mund ta kontrollosh temperamentim tënd dhe si një i krishterë ti duhet ta kontrollosh atë. Ti thua: ‘Unë nervozohem shpejt sepse kam lindur me këtë natyrë!’. Ti nuk supozohet që të jetosh sipas natyrës tënde të vjetër, por sipas të resë! Zemërimi është si një lumë. I kontrolluar, ai mund të gjenerojë elektricitet mjaftueshëm për të ndriçuar një qytet të tërë. I pakontrolluar, ai mund të dalë mbi brigjet e tij dhe të shkaktojë një përmbytje që shkatërron gjithçka që është në rrugën e vet. Dhe ashtu si një lumë mund të kontrollohet, po ashtu mund të kontrollohet edhe temperamenti yt. A ke qenë pjesë e një debati të madh në shtëpi me bashkëshortin/en tënde apo me një prej fëmijëve të tu? Papritur bie telefoni; menjëherë ti e ngre dhe i përgjigjesh me një ton të butë, të kontrolluar: ‘Përshëndetjeeee. Si mund t’ju ndihmoj?’. Çfarë ndodhi? Ti sapo provove që zemërimi yt mund të kontrollohet dhe të zbutet. Bibla thotë: ‘Kush është i ngadalshëm në zemërim është shumë i matur, por ai që rrëmbehet me lehtësi vë në dukje marrëzinë e tij’ (Fjalët e Urta14:29 NLT). Nuk ia vlen të zemërohesh për çdo gjë. Sa më me qetësi ta shohësh një situatë, aq më qartë do të shohësh se si mund ta menaxhosh atë. Prandaj, nëse ke një temperament që zemërohet shpejt, ja ku ke një këshillë të mirë: Kur të jesh i zemëruar numëro deri në dhjetë përpara se të flasësh. Dhe kur të jesh vërtet i zemëruar, numëro deri në njëqind – më pas mos thuaj asgjë.