Përgjegjësia dhe “aftësia për të reaguar”
14. prill e martë

“Në të vërtetë Zoti me sytë e tij shikon përpara dhe mbrapa tërë dheun për të treguar forcën e tij” 2 Kronikave 16:9

Zoti nuk i jep kurrë një personi përgjegjësi pa i dhënë aftësinë për t'iu përgjigjur. Kështu që sot mund të shikoni në pasqyrë dhe të thoni me besim: “Zot, Ti më ke dhënë këtë përgjegjësi dhe aftësinë për t'iu përgjigjur asaj”. Në Bibël, kur Zoti i thërriste njerëzit e zakonshëm të bënin gjëra të mëdha, ata zakonisht përgjigjeshin me një ndjenjë pamjaftueshmërie. Kur Zoti e ngarkoi Moisiun që t'i nxirrte izraelitët nga skllavëria egjiptiane ai iu përgjigj: “Mjerisht, o Zot, unë nuk jam njeri i gojës; nuk isha i tillë në të kaluarën dhe nuk jam i tillë që kur i ke folur shërbëtorit tënd, sepse jam i ngathët në fjalë dhe kuvend” (Eksodi 4:10). Perëndia nuk e dëgjoi dhe it ha Moisiut: “Dhe tani shko, unë do të jem me gojën tënde dhe do të të mësoj atë që duhet të thuash” (Eksodi 4:12).

Kur Perëndia i tha Gideonit t’i udhëhiqte izraelitët drejt fitores kundër forcave të fuqishme të Madianit, ne lexojmë: “Ai iu përgjegj: ‘O Imzot, si mund ta shpëtoj Izraelin? Ja, familja ime është më e dobëta e Manasit, dhe unë jam më i vogli në shtëpinë e atit tim’. Zoti i tha: ‘Por unë do të jem me ty dhe ti ke për t'i mundur Madianitët sikur ata të ishin një njeri i vetë” (Gjyqtarët 6:15-16). Gideoni mundi një ushtri prej 135,000 ushtarësh me vetëm 300 ushtarë - plus Zotin. Ky është një raport prej 450 me 1! Pra, herën tjetër që Satani do t'ju kujtojë se jeni të papërshtatshëm, thuajini: “Ke të drejtë! Por unë jam i lidhur me një Zot që është i plotfuqishëm, i gjithëdijshëm dhe gjithmonë i pranishëm. Nëpërmjet Tij unë mund të bëj gjithçka!” (shiko Filipianëve 4:13).