Fryma e Kalebit
11. Shkurt E Hënë

‘Por shërbëtori im Kaleb, duke qenë se veproi i shtyrë nga një frymë tjetër’ Numrat 14:24 NIV (Botimi 2011)

Nëse Kalebi do të ishte gjallë sot, ka shumë mundësi që ai do të kualifikohej për ‘Personin e Vitit’, si dikush që ka bërë maksimumin për të ndryshuar rrethanat për më mirë. Ja ku është historia e tij thënë me vetë fjalët e tij: ‘Unë isha dyzet vjeç kur Moisiu...më dërgoi...për të vëzhguar vendin; unë i paraqita një raport ashtu si ma thoshte zemra. Ndërsa vëllezërit e mi që kishin ardhur me mua e shkurajuan popullin, unë ndoqa plotësisht Zotin, Perëndinë tim. Atë ditë Moisiu bëri këtë betim: “Toka që ke shkelur me këmbë do të jetë trashëgimia jote”... dhe ja, sot u bëra tetëdhjetë e pesë vjeç. Por sot jam akoma i fortë si ditën që Moisiu më nisi; po atë fuqi që kisha atëherë e kam edhe tani, qoftë për të luftuar, qoftë për të shkuar dhe për të ardhur. Prandaj ma jep këtë mal për të cilin foli Zoti atë ditë...Atëherë Jozueu e bekoi dhe i dha si trashëgimi Hebronin Kalebit...sepse ai ka ndjekur plotësisht Zotin, Perëndinë e Izraelit’ (Jozueu 14:7-14 NIV, Botimi 2011). Ti mund të marrësh mësime të vlefshme nga një njeri si Kalebi. Jeta e tij mund të përmblidhet ne katër fjali: 1) Ai kishte ‘një frymë tjetër’ nga të tjerët përreth tij. Ai ishte pozitiv, ai lloj personi që e shihte gotën gjysëm plot. 2) Ai besonte se me ndihmën e Perëndisë çdo gjigand që qëndron në rrugën tënde mund të mposhtet, madje edhe atëherë kur të tjerët nuk munden. 3) Ai kishte një vizion që as mosha, as rrethanat nuk mund ta zbehnin. Dhe ai ishte i gatshëm që të priste dhe të punonte për të, pavarësisht se iu deshën dyzet e pesë vite për ta përmbushur atë. 4) Në moshë të vonë ai mbeti i ri në zemër dhe tërësisht i përkushtuar ndaj Perëndisë. Prandaj, kërkoji Perëndisë që të të japë frymën e Kalebit.