F.R.I.K.A – Dëshmi e Rreme Që Shfaqet Si e Vërtetë
15. Prill E Hënë

‘Kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë’ Psalmi 56:4 AMPC

Davidi tha: ‘Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?’. Davidi duhej ta dinte këtë gjë, sepse Perëndia e aftësoi atë që të mbyste një luan, një ari dhe mundte një gjigand. Tregohet një histori për një burrë që iu afrua një shtëpie në një fermë dhe disa metra më tej vuri re disa tabela që shkruanin: ‘Kujdes nga qeni’. Kur ai arriti tek shtëpia, ai zbuloi se qeni ishte një çiuaua i vogël. ‘Ti do të më tregosh mua se ky qen i vogël i mban njerëzit larg prej shëpisë?’, i tha ai të zotit të shtëpisë. Fermieri buëqeshi dhe i tha: ‘Ai jo, por shenjat po!’. Frika hungërin si një luan, por shumicën e herëve kur ne përballemi me të, ajo është thjesht një çiuaua! E vërteta është që ti mund të përballesh me çdo gjë kur e di që Perëndia ka premtuar: ‘Sepse unë, Zoti, Perëndia yt, të zë nga dora e djathtë dhe të them: “Mos u frikëso, unë të ndihmoj”’ (Isaia 41:13 KJV). Prandaj, në vend që të kesh frikë më të keqen, fillo besoji Perëndisë për më të mirën. Dhe ti e bën këtë duke i personalizuar premtimet e Tij: ‘Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb...Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë’ (Isaia 41:10 AMPC). ‘Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij’ (Romakëve 8:28 AMPC). Mos e lejo frikën që të të pushtojë. Në vend që të dorëzohesh ndaj saj, qëndro në Fjalën e Perëndisë dhe beso se Ai do të të nxjerrë përtej rrethanave ku gjendesh dhe do të të bëjë më të fortë.