Vazhdo t’i besosh Perëndisë
25. Maj E Shtunë

‘Ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë’ Filipianëve 1:6 NKJV

Kur Mark Matousek u tha njerëzve se një sëmundje fatale i kishte shpëtuar jetën, ata nuk e kuptuan. Ai nuk ishte i lumtur që u sëmur. Por pa të, ai kurrë nuk do të kishte zbuluar dhe nuk do të kishte përfituar forcën për t’u përballur dhe për të ngadhënjyer mbi disa prej frikërave të tij më të mëdha. Ai shkruan: ‘Vështirësia mund të jetë gjaku në muskujt që na shtyn neve përpara. Krizat na çojnë në fije të perit dhe na forcojnë që të ecim përpara. Kur njerëzit i konsiderojnë ato një bekim, ata janë duke përshkruar një paradoks…[Krizat mund të na] bëjnë të ndjehemi të gjallë si kurrë më parë’. E vërteta është se Perëndia është i përkushtuar ndaj rritjes tënde frymërore: ‘Ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit’. Përgjatë rrugës ti do të vihesh në provë, ndonjëherë deri në limitet e tua. Një autor shkruan: ‘Testet frymërorë e vënë në provë besimin dhe përkushtimin tonë. A e kujtoni Abrahamin dhe Isakun? Asgjë nuk na bën më krenarë se sa t’i shikojmë fëmijët tanë që të kenë sukses dhe Perëndia kishte plane për Isakun. çfarë mund të shkonte keq? Shumë gjëra! Ne mund të kemi qëndruar në vendin e Abrahamit dhe mund të jemi kapur fort pas premtimeve të Perëndisë, e megjithatë sëmundja ende vazhdon, problemet financiare na pushtojnë, miqtë na tradhëtojnë dhe vdekja na thërret. Abrahami u përgjigj me besim dhe përkushtim. Nuk ishte e lehtë për të…ne e dimë fundin e historisë; ai nuk e dinte. Megjithatë, ai ishte i përgatitur që t’ja merrte jetën djalit të tij. Perëndia nuk e deshi kurrë jetën e Isakut…Ai do zemrat tona në plotësi dhe përkushtim...Ai premton se do të vendosë kufij...për të ecur me ne dhe për të sjellë të mirën në ne’.