Beso se Perëndia do të hapë rrugë
11. janar e diel
“Perëndia ka hapur me duart e mia një kalim midis armiqve të mi, si një kalim i hapur nga ujërat” 1 Kronikave 14:11
Bibla thotë: “Filistenjtë arritën dhe u përhapën në luginën e Refaimit. Atëherë Davidi u këshillua me Perëndinë, duke thënë: ‘A duhet të dal kundër filistenjve? A do të m'i japësh në duart e mia?’. Zoti u përgjigj: ‘Dil dhe unë do t'i jap në duart e tua’. Ata dolën në Baal-Peratsim, ku Davidi i mundi dhe tha: ‘Perëndia ka hapur me duart e mia një kalim midis armiqve të mi, si një kalim i hapur nga ujërat’” (vargjet 9-11).
Vër re se si Davidi e krahasoi fuqinë e Perëndisë me shpërthimin e ujërave. Ai po thotë se kur Perëndia shfaqet dhe tregon fuqinë e Tij, duket si një përmbytje e mirësisë së Tij, fuqisë së Tij, favorit të Tij, shërimit të Tij, mençurisë së Tij, burimeve të Tij dhe çdo gjë tjetër që të duhet. Mendo se sa i fuqishëm është uji: Vetëm disa metra ujë mund të ngrenë një makinë të madhe që peshon me mijëra kilogramë dhe ta shtyjnë sa andej-këtej. Në lajme kemi parë shtëpi të tëra dhe ndërtesa që janë marrë nga rrymat e ujit. Asgjë nuk e ndalon dot. Asgjë nuk mund t’i dalë përpara. Dhe kjo ndodh kur Perëndia të jep një rrugë dhe lëshon një përmbytje të fuqisë së Tij për ty. Dhe Perëndia nuk ka ndryshuar. Fuqia e Tij nuk është zvogëluar. “Ah, Zot, Zot! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty” (Jeremia 32:17). Perëndia është i aftë të lëvizë për ty. Dhe Ai është i gatshëm – prandaj, kërkoji për një rrugë.

