Perëndia ka një qëllim për jetën tënde
2. mars e hënë

“Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve” Gjoni 15:16

Nuk duhen shumë njerëz për të sjellë ndryshim. Në fakt, shumë njerëz mund të pengojnë. Gideoni mori 32,000 njerëz për të luftuar, por Perëndisë i duheshin vetëm 300. Atij nuk i intereson se sa mund të numërohen - Atij i intereson vetëm se tek sa mund të mbështetet. E vërteta është se jeta jote mund të shkatërrohet sepse shumë njerëz po të thonë se çfarë të bësh. Mbylle telefonin. Mbylle derën. Fike televizorin. Ulu para Perëndisë dhe kërkoji Atij të flasë me ty. Ai do të të japë fjalën që të nevojitet (shih Isaia 50:4). Zoti nuk ka nevojë për turmë; Ai vetëm ka nevojë për dikë që do të dëgjojë dhe do t'i bindet. Nëse Ai dëshiron të krijojë një komb, Ai do t'i japë shpresë dhe vizion një Abrahami. Nëse Ai dëshiron të rrëzojë një faraon egjiptian, Ai do të shtrijë dorën në xunkth dhe do të nxjerrë një Moisi. Kur Ai dëshiron një prejardhje për Birin e Tij, Ai do të shkojë në “lagjen e dritave të kuqe” dhe do të gjejë një Rahab. Ai thjesht po kërkon një zemër të gatshme.

Dëgjo përsëri: “Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve”. Ethel Waters, e cila këndoi në takimet e mëdha të Byilly Graham, i pëlqente të thoshte: “Zoti nuk sponsorizon dështime”. Gramatika e saj ishte paksa e gabuar, por teologjia e saj ishte “e drejtë”. Mos e kalo jetën tënde duke u përpjekur të jesh i zakonshëm. Mos e derdh jetën tënde në formën e pritjeve të dikujt tjetër. Zoti ka një axhendë për ty. Arsyeja pse Ai të ka futur nëpër kaq shumë situate është se Ai ka një plan dhe qëllim më të lartë për jetën tënde. Dil në praninë e Tij sot dhe pyete Atë për këtë.