Ndryshoje sjelljen tënde!
19. Shtator E Shtunë

“Dhe të përtëriheni në frymën e mendjes suaj” Efesianëve 4:23 AMPC

Ne mund të mësojmë shumë mbi rëndësinë e një sjellje të mirë duke parë bijtë e Izraelit. Është vlerësuar se prej Egjiptit dolën rreth 1,5 milionë izraelitë. Perëndia i çliroi ata nga skllavëria dhe i çoi ata në Tokën e Premtuar. Udhëtimi duhej të kishte marrë njëmbëdhjetë ditë, por në vend të kësaj zgjati dyzet vjet. Pse? Sepse ata ankoheshin vazhdimisht për çdo gjë! Ata ankoheshin për ushqimin që Perëndia i dërgonte çdo ditë prej qiellit. Dhe sa herë që përballeshin me ndonjë vështirësi, ata ishin gati të hiqnin dorë dhe të ktheheshin në Egjipt – të ktheheshin tek skllavëria. Ajo që të habit është fakti që prej 1,5 milion njerëzish që lanë Egjiptin, vetëm dy prej atij grupi fillestar hynë në Tokën e Premtuar. Edhe sot ka shumë të krishterë që gjithashtu i janë arratisur “Egjiptit” (jetës së tyre të mëparshme të skllavërisë në mëkat), besimtarë që janë drejtuar drejt Tokës së Premtuar, e megjithatë vazhdojnë të enden në shkretëtirë gjatë gjithë jetës së tyre, duke u marrë më të njëjtët probleme e çështje të vjetra. A je ti një prej tyre? A mendon se ke qenë duke u sjellë rrotull të njëjtit mal për shumë kohë (Shiko Ligji i Përtërirë 2:3). Nëse po, ja ku ke përgjigjen: “Që të zhvisheni, për sa i takon sjelljes së mëparshme, nga njeriu i vjetër që korruptohet me anë të lakmive të gënjeshtrës, dhe të përtëriteni në frymën e mendjes suaj dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës”” (Efesianëve 4:22-24, AMPC). Me fjalë të tjera—ndrysho sjelljen!