Ti je thirrur që të reflektosh ngjashmërinë me Krishtin
12. nëntor e enjte
“Dhe ne të gjithë…transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit” 2 Korintasve 3:18
Fati ynë ka shumë më pak të bëjë me atë që bëjmë dhe shumë më tepër me atë që bëhemi. “Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij” (Romakëve 8:29). Dhe duhen shumë përvoja të ndryshme që kjo të ndodhë. Prandaj Pali shkruan: “Bëni çdo gjë pa u ankuar dhe pa kundërshtime, që të jeni të paqortueshëm dhe të pastër, bij të Perëndisë pa të meta në mes të një brezi të padrejtë dhe të çoroditur, në mes të të cilit ju ndriçoni si pishtarë në botë” (Filipianëve 2:14-15).
Pali na krahason me pishtarët që bëjnë dritë, reflektojnë dritë. Termi shkencor është albedo. Është një matje e asaj se sa dritë dielli reflekton një trup qiellor. Planeti Venus, për shembull, ka albedon më të lartë, rreth 0.7. Me fjalë të tjera, pothuajse shtatëdhjetë për qind e dritës që bie mbi Venus reflektohet. Nga ana tjetër, Hëna ka një albedo vetëm 0.07. Vetëm shtatë për qind e dritës së diellit reflektohet, megjithatë ajo na ndriçon rrugën në netët pa re. Në një kuptim të ngjashëm, secili prej nesh ka një “albedo shpirtërore”. Qëllimi? Njëqind për qind reflektim. “Dhe ne të gjithë…transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit”. Nuk mund të prodhosh dritë; mund ta reflektosh vetëm atë. Të “përshtatesh me shëmbëlltyrën e Tij” do të thotë të mendosh si Ai, të flasësh si Ai, të ndjesh si Ai dhe të veprosh si Ai. Është karakteri i Krishtit që formohet në ty derisa të reflektosh dashurinë e Tij, fuqinë e Tij, durimin e Tij dhe gëzimin e Tij.

